22.8 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

Hoxhë Elvis Naçi rrëfen historinë e pabesueshme: Do strehonim 5 vetë te pallati i shembur nga tërmeti. Shyqyr Zotit…

Më të lexuarat

Kryeministri Edi Rama dhe zëvendësi i tij, Erion Braçe viziuan pasditen e sotme vatrën e tërmetit në Durrës.

Në këtë takim merrte pjesë edhe imami i njohur Elvis Naçi, i cili ka rrëfyer edhe një histori të pabesueshme.

Sipas tij, në pallatin e shembur, ka patur një projekt të strehonte një disa njerëz në nevojë.

Ai shtoi se, banesa ishte ofruar emisionit “Shqiptarët për Shqiptarët” nga një qytetar që jeton në Zvicër, por fatmirësisht nuk u vendos që familja në nevojë të strehohej në këtë pallat.

“E di çfarë na ka ndodh të ky pallat?! Kemi pas dhurim një shtëpi këtu. Po mendonim që të fusnim një familje, por shyqyr Zotit nuk e futëm. Ne sa herë kemi pas dhuratë një shtëpi, ne e marrim të hënën dhe e dhurojmë të enjte, por kjo banesë kishte 6 muaj që na e kishte dhuruar një shqiptar i Zvicrës, por se di pse s’na e bëri Zoti mbarë. Kur ka rënë tani që e pamë. E kanë kësmet se ata 5 vëtë do vdisnin! Shyqyr që s’i paskemi fut”, tha Naçi.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit