12.5 C
Pristina
Thursday, May 9, 2024

Hoxhallarët shqiptar vazhdojnë me pajtime

Më të lexuarat

Institucionet fetare Islame e dëshmuan edhe njëherë se janë në shërbim të ofrimit të një klime më të mirë të jetës mes popullit tonë, këtë e dëshmon edhe një herë veprimi i Këshillit të Bashkësisë Islame në Kaçanik, ku bërë një pajtim të familjeve të hasmuara qe shumë vite.
KBI në Kaçanik, në krye me imamin Florim Neziraj, në faqen e tyre zyrtare në Facebook kanë posutar këtë lajm, lidhur me rastin: ” KRYETARI I KBI-SË NË KAÇANIK EF. FLORIM NEZIRAJ, SOT BËRI PAJTIMIN E DY FAMILJEVE NË FSHATIN GAJRE TË KAÇANIKUT
Sot më 16.05.2015, në fshatin Gajre të Kaçanikut, me ndërmjetësimin e Kryetarit të KBI-së në Kaçanik ef. Florim Neziraj dhe administratorir të fshatit Gajre z. Ukshin Qallaku dhe me bashkëpuntorë të tjetrë, u bë pajtimi i familjes MULAKU dhe SHAHINI nga Fshati Gajre, të cilat ishin në hasmëri për pesë vite më radhë, si shkak i një konflikti që u përcjellë edhe me plagosje të ndërsjelltë.
Ndërsa sot në Xhaminë e Fshatit Gajre u shtri dora e pajtimit ndërmjet dy familjeve para Kryetarit të KBI-së ef. Florim Neziraj i cili ishte shoqeruar nga sekretari Nehat Hysa, arkëtari Hamit Hamiti, nëpunësi Bekim Baftiu , imami i fshatit Gajre Musa Luma dhe nga shumë xhemat e qytetar të Kaçanikut.
Lusim All-llahun e Madhëruar që këta dy familje All-llahu ti shpërblej me të mira për këtë veper që bënë dhe shpresojm të jetë një shembull i mirë, për familjet të tjera qe ende gjenden ne hasmëri.
16.05.2015, Gajre, Kaçanik”
 
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit