19.2 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Hetimi, historia e përdhunimit të një gruaje Rohingya në Birmani

Më të lexuarat

Përdhunimet e grave nga ana e ushtrisë birmaneze kanë qenë të përhershme dhe metodike. Zbulimi vjen nga një hetim i “Associated Press”, i cili ka intervistuar 129 gra dhe vajza të larguara pranë fqinjit të tyre në Bangladesh. Viktimat e dhunës seksuale janë të moshës mes 13 dhe 35 vjeçe.

Dëshmia më dramatike është ajo e F., e cila për arsye objektive ka kërkuar të ruajë anonimitetin. Sipas “AP”-së, ajo ka treguar se ushtarët birmanezë, në rastin e saj, erdhën në mbrëmje vonë. Ishte muaji qershor dhe gruaja, e martuar prej një muaji, po flinte me bashkëshortin në shtëpinë e tyre të rrethuar nga fushat në perëndim të Mianmarit. Shtat ushtarë hynë në shtëpi dhe në dhomën e gjumit.

Gjithnjë sipas “AP”, gruaja kishte mësuar për sulmet ndaj rohingave në zonat e fshatrave, në atë që OKB-ja e ka cilësuar si një pastrim etnik ndaj pakicës myslimane në vend me shumicë budiste. F. Rrëfeu se pak ditë më parë ushtarët i kishin vrarë prindërit e saj dhe se vëllai ishte zhdukur. Këtë herë, thotë gruaja në intervistë, kishin ardhur për të. Ushtarët e lidhën të shoqin me një litar. Pastaj i hoqën shaminë që gruaja kishte mbi kokë dhe i mbyllën gojën. I hoqën varëset që kishte në trup dhe e zhveshën: më pas nisën ta përdhunonin me radhë.

F. kujton se luftoi kundër përdhunuesve të saj, por ata e lidhën. Më pas gruaja pa të shtrirë në tokë bashkëshortin, i cili ishte aty pranë, por pa mundur të bëjë asgjë. Ai u lirua nga litari dhe nisi të ulërijë. Në atë pikë, gruaja pa një nga ushtarët ta qëllojë me armë zjarri në gjoks burrin e saj, ndërsa një tjetër i preu fytin. Pasi e përdhunuan dhe i vranë bashkëshortin, ushtarët e morën gruan nudo dhe e nxorën jashtë. Dy muaj më pas, F. zbuloi se ishte shtatzënë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit