18.3 C
Pristina
Tuesday, May 14, 2024

Hetimet ndaj FETÖ-s në Turqi, deri tani 40.832 persona në paraburgim

Më të lexuarat

Prokuroria e Përgjithshme pas tentativës së FETÖ-s për grusht shteti ka kryer veprime për 101.799 persona në 5 muaj. Pas hetimeve 40.832 nga personat nën hetim, ndodhen në paraburgim

KEMAL KARADAĞ – Në kuadër të hetimeve pas tentativës së organizatës terroriste FETÖ për grusht shteti më 15 korrik, deri më tani 40.832 persona në paraburgim, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve të marra nga gazetari i AA, Prokuroria e Përgjithshme pas tentativës së FETÖ-s për grusht shteti ka kryer veprime për 101.799 persona në 5 muaj. Pas hetimeve 40.832 nga personat nën hetim, ndodhen në paraburgim.

Në mesin e të arrestuarve 2.279 persona janë pjesëtarë të gjyqësorit, ku 104 nga Gjykata Supreme, 41 nga Kontrolli i Lartë të shtetit, 2 anëtarë të Gjykatës Kushtetuese, 3 anëtarë të Këshillit të Lartë të Gjykatësve dhe Prokurorëve, 168 gjeneralë, 6.341 ushtarakë, 7.596 policë, 17 prefektë, 74 ndihmës prefektë dhe 69 zyrtarë të tjerë lokalë.

Mësohet se 34.907 persona janë lënë në liri me kusht, ndërsa 9.795 të tjerë pas kontrolleve përkatëse janë lënë të lirë.

Urdhër arresti për 5.139 persona

Në kuadër të hetimeve për tentativën e FETÖ-s për grusht shteti, 3.512 persona pasi janë arrestuar, janë liruar për shkak se hetimet kanë vënë në pah që janë të pafajshëm. Në mesin e të liruarve janë 1.035 ushtarakë, 520 policë, 4 ndihmës prefektë, një prefekt, 2 zyrtarë të tjerë lokalë, 144 gjykatës dhe prokurorë, etj.

Momentalisht janë 5.139 persona të shpallur në kërkim në kuadër të hetimeve për grushtin e shtetit të FETÖ-s, nga të cilët 248 gjykatës dhe prokurorë, 112 ushtarë, 211 policë, 1 prefekt, 3 ndihmës prefektë, 10 zyrtarë të tjerë lokalë dhe 4.523 nëpunës civilë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit