2.7 C
Pristina
Tuesday, December 3, 2024

Haziri thotë se nuk do të bëjë fushatë zgjedhore

Më të lexuarat

Kryetari i Komunës së Gjilanit,  Lutfi Haziri, i cili po garon edhe për një mandat në krye të këtij institucioni, ka thënë se  në zgjedhjet e tetorit do të hyjë pa organizuar fushatë zgjedhore.

Ai ka deklaruar se do të shkojë në zgjedhje pa fushatë.

“Kjo vjen pas asaj që qytetarët e Gjilanit më kanë dhënë privilegjin dhe nderin që ta kem një vlerësim pozitiv dhe mbas këtij shërbimi, unë do t’i bëjë zgjedhjet pa fushatë”, theksoi ai në ATV.

“Krejt të gjitha ato që unë mendoj që mua më bien në përgjegjësi përveç PR-it dhe rrjeteve sociale që i bën LDK-ja si parti, të tjerat mjete që unë kam planifikuar eventualisht që kam menduar me i nda për fushatë si kandidatët e tjerë, kam menduar që këto mjete t’i dërgoj te një familje në nevojë, për t’i ndërtuar një shtëpi ose për t’ia blerë një banesë dhe mos të harxhojmë për fushatë sepse këto fushata janë të mërzitshme dhe të shtrenjta”, tha Haziri.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit