Hata në parlamentin serb

Më të lexuarat

Një deputete në spital, të tjerë përleshen mes tyre
Kaos ka shpërthyer në seancën e Kuvendit të Serbisë kur deputetët e opozitës janë ngritur nga ulëset e tyre dhe janë drejtuar drejt deputetëve të mazhorancës qeverisëse. Ata ndezën pishtarë dhe hodhën vezë ndaj autoriteteve, por jo vetëm kaq.

Në një moment, deputetja Jasmina Karanac u godit me një shishe në kokë, pas së cilës kryetarja e Kuvendit Ana Brnabiç tha se një ambulancë kishte mbërritur për ta marrë.

“Deputetja ka pësuar goditje në tru dhe është në rrezik për jetën. Ajo po lufton për jetën pasi u godit me një bombë shokuese”, tha Brnabiç.

Gjithashtu, pasur një konflikt masiv mes deputetëve serbë.

Ajo që e shkaktoi gjithë këtë hata në palamentin serb ishte kërkesa për shkarkimin e kryeparlamentares Ana Brnabiç. Dhe në një moment, kjo e fundit iu drejtua deputetëve të opozitës dike i cilësuar si “të dashurit e Albin Kurtit”.

“Kurrë nuk do të na ndaloni ‘të dashurit e Albin Kurtit’…mund të na vrisni vetëm për të na penguar të luftojmë për Serbinë, ju nuk mund të na bëni asgjë, ne po luftojmë për Serbinë”, tha Brnabiç, duke vazhduar seancën edhe nuk merrte dot frymë prej tymit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit