1.9 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Hafsa bint Sirin (Ishte zahide, durimtare, e devotshme)

Më të lexuarat

Ka lindur në Basra , mendohet në vitin 651 dhe ka vdekur po aty në Basra në vitin 719. I takon kohës së tabiinëve.
Ka transmetuar hadithe prej Ummu Attia ( një ndër sahabijet e njohura e cila u bë myslimane dhe I dha besën profetit sal-llallahu alejhi ve selem. Mori pjesë në 7 beteja bashkë me profetin duke qndruar në prapavijë për të ndihmuar luftëtarët apo edhe për të përgatitur ushqimin e tyre.), Ummu El-Raih , Enes ibn Malik, Ebu Alijah etj .
Ndërsa prej saj kanë transmetuar : vëllai i saj , Muhammed ibn Sirini i njohur për interpretimin e ëndërrave ; Kuteda, Ejjubi, Khalid El-Hidha`I, Ibn Auni, Hisham ibn Hassen etj.
Hisham ibn Hassen thotë për të : Hafsa bint Sirini ka lexuar Kur`anin ndërsa ishte vajzë 12 vjeçe dhe ka vdekur te të 90-tat.
Po kështu Hisham tregon se ajo hynte për tu falur në xhami në namazin e drekës dhe dilte prej saj vetëm mëngjezin e ditës tjetër pasi kishte falur dhe sabahun dhe dilte dielli. Shkonte në shtëpi për të pushuar apo për të mbaruar ndonjë punë , merrte abdes dhe sa fillonte Namazi I drekës hynte atje.
Ndërkohë ibn Sirini në rast se dilte ndonjë paqartësi të ndokush rreth leximit të ajeteve të kur`anit, I drejtonte te Hafsa :- Shkoni dhe pyesni Hafsën sesi lexohet.
Një herë pyetën shërbëtoren e saj me origjinë indiane, sesi ishte ajo (Hafsa) :- Ishte grua e drejtë, por ajo ka bërë gjynah të madh : gjithë natën qante dhe falej..
Abd El-Kerim ibn Muavvije tregon se I kishin thënë se ajo lexonte gjysmën e Kur`anit në një natë , agjëronte me ditë të tëra me përjashtim të ditëve festive dhe ditëve të ndaluara.
Mehdi ibn Mejmun tregon se ajo kaloi 30 vite duke u falur në xhami , duke dalë prej saj vetëm për gjërat e domosdoshme.
Ishte zahide, durimtare, e devotshme. E përmendte vdekjen shpesh sepse e dinte që kjo dynja I ka ditët e numëruara, nëse të ikën një ditë , të ka ikur një pjesë e saj dhe ti nuk e di se kur e ke vdekjen. Për këtë ajo ishte e përgatitur ta priste vdekjen çdo ditë. Qefini ishte pjesë e veshjes së saj.
Këshillonte të rinjtë që të shfrytëzonin rininë për punë të mira .
Kishte 6 vëllezër përveç saj. Të gjithë ishin lexues të shkëlqyer të Kur`anit si dhe muhadith.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit