18.4 C
Pristina
Thursday, May 2, 2024

Guterres kërkon takim me Putin dhe Zelensky

Më të lexuarat

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara (OKB), Antonio Guterres kërkoi një takim me presidentin rus Vladimir Putin dhe presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara (OKB), Antonio Guterres kërkoi një takim me presidentin rus Vladimir Putin dhe presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.

Zëdhënësi i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Stephane Dujarric, deklaroi në konferencën e tij të përditshme për shtyp se Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara (OKB) Antonio Guterres u ka dërguar nga një letër Misioneve të Përhershme të Rusisë dhe Ukrainës në OKB.

Në letrën e tij Guterres i kërkoi Putinit të takohej në Moskë dhe Zelenskiy në Kiev për të diskutuar hapat urgjent që duhet të ndërmerren për paqen në Ukrainë,- u tha Dujarric gazetarëve.

Trupat ruse filluan një sulm në Ukrainë më 24 shkurt.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit