18.1 C
Pristina
Sunday, May 19, 2024

Guine, FETO ngacmon prindërit e nxënësve me “mesazhe”

Më të lexuarat

Selahattin Yazar tha se anëtarët e FETO-s kanë ngacmuar prindërit e nxënësve me mesazhe telefonike në Guinea, shteti i parë ku shkollat e organizatës terroriste FETO iu dorëzuan TMV-së

KONAKRI (AA) – Koordinatori i Guinesë së Fondacionit Maarif të Turqisë (TMV) Selahattin Yazar tha se anëtarët e FETO-s kanë ngacmuar me mesazhe telefonike prindërit e nxënësve në Guinesë, shteti i parë ku shkollat e organizatës terroriste FETO iu dorëzuan TMV-së.

Në një intervistë për gazetarin e Anadolu Agency (AA), Yazar tha se presidenti i Guinesë, Alpha Conde ka treguar një mbështetje të madhe për Turqinë dhe se ai menjëherë ka dhënë urdhrin e transferimit të shkollave të FETO-s, ku edukimi me këtë rast kishte hasur një ndërprerje 3 javëshe.

Yazar rikujtoi se këto shkolla më 21 shtator, me kërkesë të Turqisë u mbyllën menjëherë dhe se me një marrëveshje të nënshkruar më 17 tetor, arsimi në këto shkolla ka filluar përsëri vetëm pas 3 dite të nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje. Ai shtoi se personat të lidhur me FETO-n e kanë braktisur tërësisht këtë vend.

Ai bëri të ditur se në fillim në shkollë kishte 100 nxënës.

“Anëtarët e FETO-s pas mbylljes së shkollave për një kohë i ngacmuan prindërit me mesazhe telefonike. Disa familje për shkak të mesazheve të FETO-s se ‘Shkollat janë mbyllur. Ato nuk do të hapen më’ janë detyruar që fëmijët e tyre t’i regjistrojnë në shkolla të tjera. Atyre u është thënë se ‘Shkollat po mbyllen për shkak të një grindjeje politike në Turqi’ dhe madje pas marrjes së shkollave nga Fondacioni Maarif u kanë dërguar mesazhe si ‘Mos i dërgoni fëmijët tuaj në ato shkolla’. Së pari neve na duhej që ta përmirësojmë dhe ta ndryshojmë këtë perceptim negativ dhe të gabuar. Për këtë, duke realizuar mbledhje të prindërve, vizita nëpër familje dhe deklarata për media atyre iu treguam vetëm të vërtetat”.

Yazar bëri të ditur se Fondacioni Maarif u ka kthyer të gjitha pagesat te prindërit, të cilët i kanë bërë para se të bëhet transferimi i këtyre shkollave.

Ai njoftoi se kanë bërë lehtësira dhe zbritje me një përqindje të madhe edhe për nxënësit të cilët vazhdonin edukimin e tyre në shkolla tjera, të cilët pas transferimit të shkollave në TMV kanë shprehur dëshirën për t’u edukuar këtu. Yazar po ashtu nënvizoi se anëtarët e FETO-s, duke ikur nga ky vend me vete kanë marrë edhe paratë e shkollave dhe të regjistrimeve të nxënësve.

Duke vënë në dukje se me marrjen e këtyre shkollave kanë parë aplikime të shumta të paligjshme, Yazar tha se prej 140 personave nga personeli i shkollës, vetëm 20-30 prej tyre kishin sigurime dhe që pagat e tyre bëheshin nga dora dhe që ato ishin mjaft të ulëta.

Yazar tha se kanë shkuar në ngritje të pagave dhe kanë bërë sigurimet e personelit dhe që po ashtu të gjitha pagesat po bëhen nëpërmjet bankave.

Ai nënvizoi se me marrjen e këtyre shkollave nuk kanë larguar nga puna asnjë person nga personeli vendor dhe që tani në këtë shkollë arsimohen 373 nxënës dhe që në të punojnë 148 persona, 8 prej tyre turq.

“Ne për 10 vite nuk kemi shkuar kurrë në këtë kat”

Ai tha se çdo të premte, në sallën e mbledhjeve, po zhvillojnë takime me drejtuesit e shkollave të Guinesë dhe se në javët e para ata ishin shumë të befasuar me këtë duke thënë se “Ne për 10 vite nuk kemi shkuar kurrë në këtë kat, nuk na lejohej”.

Yazar po ashtu bëri të ditur se TMV në këtë rajon nuk po merret vetëm me arsim dhe edukim por edhe me aktivitete të ndryshme kulturore.

Ai njoftoi se meqë shkollat e transferuara janë të vjetra, nga qeveria e Guinesë kanë kërkuar tokë për ndërtimin e kampusit të ri prej 20 akra tokë.

Të gjitha shkollat në këtë shtet me urdhrin e presidentit Alpha Conde janë mbyllur dhe i janë dorëzuar TMV-së. Kurse kampusi qendror i shkollave Guineane-Turke të TMV-së i quajtur “Dëshmori Omer Halisdemir”, ishte përuruar në fillim të muajit shkurt.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit