9.1 C
Pristina
Tuesday, April 23, 2024

Gruaja më e gjatë në botë është 2,15 metra

Më të lexuarat

Një grua e shpallur si më e gjata në botë shpreson të frymëzojë të tjerët të pranojnë veten.

Rumeysa Gelgi, e cila është 2,15 metra e gjatë është shpallur zyrtarisht gruaja më e gjatë në botë nga libri i rekordeve ”Guinness”.

Shtati i saj është rezultat i një gjendje të quajtur sindroma Weaver që, ndër të tjera, shkakton rritje të përshpejtuar.

24-vjeçarja turke theksoi se ”çdo disavantazh mund të shndërrohet në një avantazh për veten tuaj, kështu që pranoni veten ashtu siç jeni, jini të vetëdijshëm për potencialin tuaj dhe bëni më të mirën tuaj”.

Kjo është hera e dytë që Gelgi arrin një rekord botëror, pasi u konsiderua edhe adoleshentja më e gjatë e gjallë, në vitin 2014.

Njeriu më i gjatë në botë, Sulltan Kosen, është gjithashtu turk.

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit