16.1 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

Greqia nuk i lejon myslimanët të falin as namazin e xhenazes

Më të lexuarat

Pyetjeve të gazetarëve në lidhje me këtë çështje Bozda iu përgjigj para se të hynte brenda në sallën, ku mbahej Kongresi Ndërkombëtar për Arsimin e Lartë Fetar në Stamboll.

“Edhe pse ekziston Traktati i Lozanës, ata nuk lejojnë që namazi i xhenazes së një bashkëkombësi mysliman, i një vëllai tonë turk të falet atje (në Greqi) sipas fesë që ai ka besuar. Edhe ata që e falin namazin, i fusin në burg dhe i dënojnë. Ku është liria e fesë dhe ndërgjegjes? Në një xhami që ka nevojë për riparim në Greqi, nuk është e mundur të ngulitësh as edhe një gozhdë. Edhe nëse bie një tjegull, prapë është e pamundur ta zëvendësosh me një të re. Bashkëkombësit tanë nuk kërkojnë as para nga shteti (grek). Thonë ‘e bëjmë ne’, por shteti nuk lejon të bëhet as një gram punë. Një panoramë të tillë ne e shikojmë edhe në disa vende tjera. Ku është liria e shprehjes dhe ndërgjegjes?”,- u tha zv.kryeministri gazetarëve.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit