Gjithçka që po ndodh tani në Gaza nuk ka të bëjë me robërit apo trupat e pajetë, as me vendkalimet kufitare dhe as me pikat e kontrollit. Çështja ka të bëjë vetëm me armët e rezistencës!
Ata duan prej nesh një paqe pa kuaj lufte!
Një ekuacion: bukë në këmbim të pushkës!
Por ne e dimë, dhe ata e dinë, se ajo që i sjell në tryezat e negociatave është pikërisht kjo pushkë. Në momentin që na e marrin nga duart dhe na japin bukë, atëherë ata kanë filluar të na ushqejnë për të na therur!
E kemi mësuar mirë këtë mësim nga gjithçka që ka ndodhur në këtë botë!
Në Bejrut, i bindën anëtarët e Organizatës për Çlirimin e Palestinës që të marrin armët e tyre dhe të largohen. Nuk kishte nevojë për armë, kampet e tyre ishin të mbrojtura nga ligji ndërkombëtar!
Por sapo anijet u ankoruan në Tunizi, ushtria e pushtuesit dhe bashkëpunëtorët e saj nisën të masakronin burrat dhe të çanin barkun e grave në Sabra dhe Shatila!
Në Ukrainë, vendi që ishte fuqia e tretë bërthamore në botë pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik, evropianët dhe amerikanët i bindën se ajo që mbron shtetet nuk janë armët, por marrëveshjet!
Ia morën armët dhe u dhanë një marrëveshje!
Por kur erdhi lufta, ukrainasit e kuptuan se një marrëveshje që nuk mbrohet me armë nuk vlen as sa letra mbi të cilën është shkruar!
Në Amerikë, i bindën indianët e kuq të heqin dorë nga harqet, shigjetat dhe shtizat e tyre!
U thanë atyre: Kushtetuta garanton të drejtat e të gjithëve!
Nuk kaloi shumë kohë derisa indianët e kuq e kuptuan se kjo kushtetutë do të shkruhej me gjakun e tyre!
Në Andaluzí, i bindën mbretërit e taifave që nuk kishin lidhje me njëri-tjetrin dhe u thanë: hidhni armët dhe nuk do të ketë ndëshkim për ju sot!
Budallenjtë i besuan këto premtime!
Por pak kohë më vonë, ata u gjetën duke u çuar si dele drejt Gjykatave të Inkuizicionit!
Nuk ka asnjë shembull në histori të një populli që ka hedhur armët dhe ka mbijetuar!
Përkundrazi, gjatë negociatave në Doha midis Talibanëve dhe Amerikës për të siguruar tërheqjen e saj nga Afganistani, amerikanët u thanë atyre në seancën e parë: Duhet të hiqni dorë nga armët tuaja si kusht për vazhdimin e negociatave!
Talibanët u përgjigjën: Ajo që ju ka sjellë të uleni me ne është pikërisht arma jonë!
Gjatë pushtimit amerikan të Vietnamit, amerikanët vendosën si kusht që vietnamezët të ndalonin zjarrin gjatë negociatave!
Por vietnamezët e refuzuan dhe u thanë: Ne nuk negociojmë veçse nën breshërinë e plumbave!
Prandaj, pushka e rezistencës në Gaza nuk është për negociata, dhe barazimi i plumbit me bukën është një pazar që bëhet për bagëtitë, jo për njerëzit e lirë!
Ndërsa ne, ata që jemi shumë të lirë, ata që jemi jashtëzakonisht të lirë, nuk do ta braktisim kurrë fushën e betejës dhe nuk do ta hedhim kurrë armën!
Ed’hem Sharkavi
