19.1 C
Pristina
Wednesday, May 22, 2024

Gashi: Prokurori Metush Biraj nuk po lejon që provat t’i shohin ekspertët që ka angazhuar familja Dehari

Më të lexuarat

Tomë Gashi, avokati i familjes së aktivistit të vdekur të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Astrit Dehari, ka thënë se si avokat i familjes ka bërë disa kërkesa në drejtim të Ministrisë së Drejtësisë dhe kryeprokurorit të Prizrenit, Sylë Hoxha që në këtë hetim të marrin pjesë edhe ekspertë të pavarur.

Gashi komente i ka bërë në konferencën e mbajtur për media nga VV-ja.

Ai tha se eksperti nga Shqipëria, Besim Ymaj dhe Besim Latifaj – shqiptar që jeton prej vitesh në Londër, e kanë përcjellë obduksionin e trupit të Astrit, por .

Por, ajo që ka kërkuar avokat Gashi, e që deri më tani nuk ka ndodhur, është që ekspertët e pavarur t’i kenë të gjitha provat, të cilat sipas tij, i kanë ekspertët e mjekësisë ligjore.

“Kundërshtimi për t’i dhënë provat vjen nga prokurori i rastit, Metush Biraj. Unë kam bërë kërkesë që të na sigurohen kopjet e fotografive kolor dhe të na sigurohet një kopje e cd-ve. Prokurori Biraj ka thënë se këto prova nuk mund të na jap, dhe se këta prova as ai vet nuk i posedon. Ai duhet të na mundësoi që t’i marrim ato. Lejimi i ekspertëve të pavarur, që kanë marrë pjesë në obduksionin e Astrit është lejuar sa për sy e faqe, sepse nuk ju është mundësuar të kenë të gjitha provat që i kanë edhe ekspertët e mjekësisë ligjore. Kjo është arsyeja se pse ende nuk mund të angazhojmë ekspertë të pavarur të të gjitha lëmive, sepse na pamundësohet marrja e materialeve”, ka shtuar Gashi.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit