13 C
Pristina
Thursday, May 2, 2024

Francë – Imamët fillojnë në Paris një marshim kundër terrorizmit

Më të lexuarat

Imamët francezë, por gjithashtu edhe të tjerë të ardhur nga vende të ndryshme të evropiane, filluan të shtunën në Paris një marshim kundër terrorizmit duke bërë thirrje që të mos bashkohen myslimanët me krimet e bëra në emër të islamit…

Imamët francezë, por gjithashtu edhe të tjerë të ardhur nga vende të ndryshme të evropiane, filluan të shtunën në Paris një marshim kundër terrorizmit, që do t’i dërgojë më pas në Gjermani dhe Belgjikë, duke bërë thirrje që të mos bashkohen myslimanët me krimet e bëra në emër të islamit.

“Mesazhi ynë është i qartë, ne nuk mund të bashkojmë islamin me këta barbarë dhe vrasës, që masakrojnë në emrër të Allahut”, deklaroi imami i Dransit (periferi të Parisit), Hassen Chalghoumi, që ishte edhe në iniciativë të këtij marshimi.

I rrethuar nga rreth 30 imamë të ardhur nga rajone të ndryshme të Francës, por gjithashtu të Italisë, Portugalisë dhe Belgjikës, ai i bëri thirrje shoqërisë civile të mobilizohet ndërkohë që sulmet terroriste kanë bërë vitet e fundit qindra viktima në Evropë, ndërsa rreth 7.000 të rinj janë nisur për në Irak dhe Siri.

Por, i pyetur mbi mungesën e ndjeshme të besimtarëve gjatë thirrjes për këtë marshim mysliman dhe të hëdhjes poshtë të kësaj iniciative nga Këshilli Francez i Kultit Mysliman, Chalghoumi u shpreh se “duhet të pyesim cilat janë motivet e atyre që kritikojnë iniciativën e një marshimi kundër barbarëve”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit