8.3 C
Pristina
Sunday, May 5, 2024

Flet prifti që “detyroi” muslimanët të thonë “Amin”: si e njihja hoxhë Xhafë Shkodrën (video)

Më të lexuarat

Ditë më parë, në këtë Shqipërinë tonë të dërrmuar nga të pabërat e njerëzve, ndodhi diçka jo e zakontë në kuptimin e këndshëm të fjalës. Një prift shkoi e foli mbi trupin e pajetë të një hoxhe, ku, në frazën e fundit lutëse që shpirti i tij të shkojë në parajsë, besimarët muslimanë u detyruan t’i përgjigjen në korr me një “Amin” kolektiv.
Interesant dhe ky detaj për të gjithë ata që nuk e dijnë se kjo fjalë – Amin – është pjesë e natyrshme dhe në fjalorin musliman.
Dhe prifti që bëri histori me aktin e tij është At Jani Tereziu, ose ndryshe Papa Jani, një vlonjat me origjinë voskopojare, i emëruar në Kavajë për t’i shërbyer komunitetit ortodoks të atyshëm.
Ai, me gjestin e tij ka vënë në gur me peshë të madhe në traditën e shkëlqyer të bashkëjetesës fetare shqiptare. “ E njihja hoxhën e nderuar. E kam patur mik. Bisedonim shpesh me të. Cilësi të karakterit të tij ishin thjeshtësia, modestia, dhe mbi të gjitha drejtësia. Ishte njeri i drejtë”, thotë At Jani në një prononcim për tesheshi.com, duke shtuar më tej se vdekja e tij e trishtoi shumë.
“Edhe pse ne besojmë se shpirti i tij shkon në parajsë, dhimbja njerëzore gjithsësi ekziston; pasi njeriu është trup e shpirt”, shton më tej prifti i cili përcolli mesazh ngushëllues mbi trupin e të ndjerit Xhafer Shkodra ditë më parë në varrezat e Kavajës.
Ai vërtet është ndjerë i privilegjuar që autoritetet muslimane lolake e kanë ftuar t’i thotë dy fjalë për hoxhën e ndjerë, porse nuk e fsheh që deri diku edhe e ka patur paksa të vështirë, pasi raste të tilla unike janë paksa thikë me dy presa, siç thotë ai.
Mëgjithatë, At Jani shton se ndihet mirë që arriti të jetë dhe ai njeriu që t’i thotë dy fjalë për një prej figurave më simbol të Kavajës, por dhe më gjerë.
Xhafer Shkodra, njihet si njeriu që shndërroi oxhaqet e ish-fabrikës në Qelqit në minare. Ai ka qenë për disa vite myftiu i Kavajës dhe themelues i Medresesë “Hafiz Ali Korça” në këtë qytetet, duke qenë njëherësh ish-nxënës i tij. /tesheshi.com/
Ndiqni fjalimin e At Janit në varrimin e të ndjerit, hoxhë Xhafer Shkodra:                                 

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=1345598402138107&id=160375587327067&_rdr

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit