14.7 C
Pristina
Thursday, May 2, 2024

“FETO ka urdhëruar kontrollimin e kamionëve të inteligjencës turke”

Më të lexuarat

Kamionët e MIT-it u ndaluan në provincën kufitare të Adanës nga xhandarmëria lokale, me dyshimin se mbanin armë, pavarësisht një ligj i sigurisë kombëtare që ndalonte një kontrollim të tillë

STAMBOLL (AA) – Kreu i Organizatës Terroriste FETO, grupi përgjegjës për tentativën e dështuar për grusht shteti vitin e kaluar në Turqi, ka urdhëruar zbulimin e sekreteve shtetërore në vitin 2014, tha sot prokurori publik i Stambollit, raporton Anadolu Agency (AA).

Duke iu referuar një incidenti në janar të vitit 2014, kur kamionët e destinuar për në Siri u ndaluan dhe u kontrolluan nga oficerët e sigurimit, prokurori Irfan Fidan tha se një dëshmitar i arrestuar me dyshimin së është anëtar i lartë i FETO-s ka dëshmuar si më poshtë: “Komandat për të ndaluar Agjencinë Kombëtare të Inteligjencës (MIT) dhe për të dokumentuar dhe zbuluar incidentin, të gjitha janë dhënë nga udhëheqësi i FETO-s, Fetullah Gulen, me bazë në SHBA”.

Duke folur para gazetarëve në Gjykatën Caglayan të Stambollit, Fidan tha gjithashtu se pas kontrollimit të kamionëve, të dyshuarit si anëtarë të ashtuquajtur “imam” të FETO-s kanë bërë telefonata në Ambasadën e SHBA-së në Ankara dhe Konsullatën në Stamboll.

Fidan tha se e kanë pyetur Ambasadën e SHBA-së për përmbajtjen e telefonatave.

Kamionët e MIT-it u ndaluan në provincën kufitare të Adanës nga xhandarmëria lokale, me dyshimin se mbanin armë, pavarësisht një ligj i sigurisë kombëtare që ndalonte një kontrollim të tillë.

Ministria e Brendshme mohoi se kamionët po furnizonin me armë grupe në Sirinë veriore, duke thënë se në fakt po i dërgonin ndihmë komunitetit turkmen në vendin e shkatërruar nga lufta.

Një deputet i Partisë Popullore Republikane (CHP) dhe gazetar është gjykuar dhe dënuar për zbulimin e sekreteve shtetërore duke shpalosur informata dhe shkruar rreth incidentit.

Telefonatat e dyshuara të anëtarëve të FETO-së në përfaqësitë e SHBA-së në Turqi duket se po i bëjnë jehonë një incidenti në të cilin Adil Oksuz, një i dyshuar i lartë i FETO-s, pranoi një telefonatë nga Konsullata e SHBA-së në Stamboll, më pak se një javë pas puçit të dështuar.

Zyrtarët e ambasadës janë shprehur se thirrja kishte të bënte me vizën e anuluar të Oksuz dhe se zyrtarët turq kanë shprehur skepticizëm.

Ndryshe, FETO dhe udhëheqësi i saj me bazë në SHBA, Fetullah Gulen, orkestruan puçin e dështuar të 15 korrikut të vitit 2016, i cili la 250 persona të martirizuar dhe rreth 2.200 të plagosur.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit