15.9 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Facebook pritet të kalojë numrin e popullatës së Kinës

Më të lexuarat

Popullimi i rrjetit social Facebook, brenda një viti, po rritet aq shumë sa pritet të kalojë edhe numrin e popullatës së Kinës, pra, numrit të banorëve të shtetit me popullsinë më të madhe në botë.

Mendohet, se nëse ecet me këto ritme, shumë shpejt në Facebook, ata që do të jenë aktivë, do ta kalojnë numrin e 1 miliardë e 300 milionë personave. Kjo është treguar nga një grafik i shoqërisë së analizave, “Statista”, grafik i cili është bazuar në të dhënat e rrjetit social Facebook.

Platforma, e cila është duke mbushur 10 vite, deri në fund të vitit 2013 regjistronte një mesatare të përdoruesve mujorë të cilët ishin aktivë, rreth 1.23 miliardë. Facebook u themelua në shkurt të vitit 2004 nga Mark Zuckenerg./ilirida/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit