15.7 C
Pristina
Tuesday, April 30, 2024

Erdoğan: Turqia në prag të fitoreve dhe sukseseve të reja

Më të lexuarat

Erdoğan publikoi një mesazh me rastin e 30 Gushtit, Festës së Fitores, 96-vjetori i triumfit kyç turk ndaj forcave greke gjatë Luftës së Pavarësisë

 

 Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan tha se beson që vendi i tij gjendet në prag të fitoreve dhe sukseseve të reja, transmeton Anadolu Agency (AA).

Erdoğan publikoi një mesazh me rastin e 30 Gushtit, Festës së Fitores, 96-vjetori i triumfit kyç turk ndaj forcave greke gjatë Luftës së Pavarësisë.

Duke shprehur urime për festën, presidenti turk tha: “Arritja e objektivave të vitit 2023 do të na japë drejtim neve dhe të ardhmes së gjithë rajonit tonë. Edhe 30 Gushti, ashtu sikurse fitoret tona të tjera, na tregon se pavarsisht vështirësive, ka gjithmonë një rrugë të hapur që çon në suskes”.

Ai vuri në dukje se arritjet që vendi ka shënuar në 16 vitet e kaluara tregojnë se një gjë e tillë është e mundur.

“Sot besoj se jemi në prag të fitoreve dhe sukseseve të reja. Patjetër do ta fitojmë edhe këtë betejë bashkë me ata që i besojnë Turqisë dhe popullit turk. Më këtë rast, uroj që mëshira e Allahut të jetë mbi dëshmorët dhe veteranët tanë”, shtoi Erdoğan.

“Fitorja e 30 gushtit është emri i vendosmërisë sonë të shndërruar në një ngritje të re. Populli turk i tregoi edhe një herë botës vullnetin e tij për mbrojtjen e pavarësisë dhe të ardhmes së tij përballë ambicieve imperialiste. Ashtu si në çdo periudhë të historisë sonë, ne luftojmë për të gjithë të shtypurit dhe viktimat që kanë lidhur shpresën e tyre te ne”, tha Erdoğan në mesazhin e tij me rastin e Ditës së Fitores.

Ndryshe, Dita e Fitores shënon betejën përfundimtare kundër forcave greke në Dumlupinar në vitin 1922 dhe i dedikohet forcave të armatosura turke.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit