-0.6 C
Pristina
Tuesday, January 31, 2023

Erdogan: Pse Turqia është më e sulmuara nga lajmet e rreme

Më të lexuarat

Lufta e re e diktuar nga epoka dixhitale: kur fjala vret më shumë se plumbi!

Turqia është një nga vendet më të ekspozuara ndaj lajmeve të rreme dhe dezinformimi po përhapet si një sfidë serioze gjatë procesit të dixhitalizimit, tha të premten presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, raporton Anadolu Agency (AA).

“Turqia është një nga vendet më të ekspozuara ndaj lajmeve të rreme në botë për shkak të vendndodhjes së saj strategjike, politikës së saj unike dhe qëndrimit të saj parimor për çështjet rajonale dhe globale,” tha Erdogan në një video-mesazh në samitin Stratcom 2022.

Të premten, në metropolin turk të Stambollit filloi një samit dyditor, ku pjesëmarrësit do të trajtojnë tema globale në fushën e komunikimit strategjik. Mbledhja mbahet me titullin “Komunikimi Strategjik në Epokën e Pasigurisë” dhe do të mbledhë së bashku 52 folës nga 24 vende.

Erdogan vuri në dukje se si rezultat i dixhitalizimit po ndodhin transformime të mëdha në mjetet e komunikimit dhe burimet e lajmeve, duke shtuar se përhapja e dezinformatave është një sfidë serioze.

Ai shtoi se kanalet dixhitale përdoren gjithnjë e më shumë si element i veprimeve psikologjike në tensionet dhe konkurrencën ndërshtetërore.

“Hipokrizia gjatë luftës sonë të drejtë kundër organizatave terroriste, veçanërisht DEASH, FETO dhe PKK, e ka treguar vazhdimisht këtë realitet”, tha presidenti turk dhe shtoi:

“Në fund, gjuha e disa shtëpive të mediave ndërkombëtare që ne dëshmuam pas sulmit terrorist në rrugën Istiklal pothuajse u fut në duart e autorëve,” tha Erdogan.

Siç tha ai, nevojitet një kuptim i ri i komunikimit të fokusuar tek e vërteta.

Më 13 nëntor, organizata terroriste YPG/PKK kreu një sulm terrorist në rrugën e mbushur me njerëz Istiklal në Stamboll, duke vrarë gjashtë persona dhe duke plagosur 81 të tjerë. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit