15.3 C
Pristina
Sunday, May 12, 2024

Erdogan: Nuk do t’ia dalin që Turqia të hedh hap prapa për shkak të sanksioneve

Më të lexuarat

Gjatë vizitës së tij në Afrikën e Jugut, Presidenti Erdogan u prononcua për gazetarët turq që e shoqëronin në lidhje me priftin amerikan, Andrew Brunson dhe për kërcënimet e ShBA-së për vendosjen e sanksioneve ndaj Turqisë.

 

Presidenti, Recep Tayyip Erdogan bëri të ditur se nuk do t’ia dalin që Turqia të hedh hap prapa për shkak të sanksioneve.

Gjatë vizitës së tij në Afrikën e Jugut, Presidenti Erdogan u prononcua për gazetarët turq që e shoqëronin në lidhje me priftin amerikan, Andrew Brunson që ishte i arrestuar në burgun e Izmirit me dyshim për krime të kryera në Turqi në emër të organizatave terroriste FETO dhe PKK dhe dënimi i të cilit është kthyer në burgim shtëpiak për shkaqe shëndetësore.

Në vlerësimin e bërë deklaratave të Shtëpisë së Bardhë dhe Departamentit amerikan të Mbrojtjes (Pentagon) në lidhje me priftin Brunson, kreu i shtetit turk tha se nuk e vlerëson si të drejtë që fjalët e pashprehura të vihen në pah si fjalët që u thanë.

“Prifit Brunson kurrë nuk ka qenë çështje e pazarllëkut”, bëri të ditur Erdogan dhe nënvizoi se me ShBA-në nuk është bërë ndonjë pazarllëk.

Ndërkaq në lidhje me kërcënimet e Uashingtonit për sanksione, Presidenti Erdogan tha se “Nuk do t’ia dalin që Turqia të hedh hap prapa për shkak të sanksioneve”.

Duke vënë në dukje se “Turqia nuk është e lidhur me Amerikën”, Presidenti Erdogan bëri të ditur se “Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk duhet të harrojnë se do të humbasin një aleate të fortë dhe të sinqertë siç është Turqia në qoftë se nuk ndryshojnë qëndrimin e tyre”.

Zhvillimet e fundit kreu i shtetit turk i cilësoi si “luftë psikologjike” dhe shtoi se “Ajo çfarë nga takon neve është të vazhdojmë rrugëtimin tonë me durim”.

Ndërkaq në lidhje me pranimin në dorëzim të avionëve luftarak të gjeneratës së re të tipit F-35, Erdogan tha: “Ata thonë se mund të mos japin avionët F-35. Ne u përgjigjëm duke thënë se çështjen e paraqesim para arbitrazhit ndërkombëtar në qoftë se ndodhë një gjë e tillë”.

Kujtojmë se Presidenti i ShBA-së, Donald Trump në një postim të bërë në llogarinë e tij në Twitter kishte thënë se “ShBA-ja do të zbatojë sanksione në qoftë se prifti Brunson nuk lirohet”.

Edhe Ndihmëspresidenti Mike Pence para Presidentit Trump kishte thënë se punimet për kthimin e priftit Brunson në ShBA po vazhdojnë dhe se Amerika do të mund të zbatojë sanksione ndaj Turqisë në qoftë se ai nuk lirohet.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit