9.6 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

Erdoğan i pret sot fëmijët në zyrën e tij

Më të lexuarat

Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, priti delegacionin e fëmijëve me rastin e Dita së Sovranitetit Kombëtar dhe Ditës së Fëmijëve, dhe me këtë rast i këshilloi që dorën t’ia puthin vetëm tre personave, babait, nënës dhe mësuesit, raporton Anadolu Agency (AA).

Delegacioni i fëmijëve udhëhiqej nga ministri i Arsimit i Republikës së Turqisë, Ismet Yılmaz, ndërsa Erdoğan priti delegacionin në Pallatin Presidencial, në sallën ku mbahen seancat e Këshillit të Sigurisë Kombëtar të Turqisë.

Pasi fëmijët zënë u ulën në vendet ku ulen anëtarët e Këshillit, si president simbolik atyre iu drejtua 10-vjeçar Yigit Turk i cili falënderoi Presidentin Erdoğan për pritjen e tij dhe iu uroi festën të gjithë fëmijëve të botës.

“Ne, fëmijët e të sotmes, jemi mësues, mjekë, presidentët, artistë dhe mbajtës të titujve të tjerë në të ardhmen. Është e rëndësishme që të jemi të vetëdijshëm për detyrat që nesër në unitet të marrim përgjegjësitë e botës mbi supet e tona. Dua që nga ky vend i rëndësishëm që të dërgojë një mesazh për fëmijët të cilët nuk janë të gëzuar si ne, por që jetojnë në vendet ku ka luftëra dhe varfëri. Vendi ynë ka qenë gjithmonë një port dhe strehë e sigurtë për të gjithë të përvuajturit dhe do të vazhdojë të jetë i njëjtë, dhe do të vazhdojë të jetë i tillë, sepse paqja dhe lumturia janë e drejtë e çdo fëmije në botë”, tha Turk.

Duke i dhënë nderime të veçanta dëshmorëve që dhanë jetën e tyre në mbrojtje të Turqisë, dhjetëvjeçari Turk në mënyrë të posaçme ka përshëndetur fëmijët e dëshmorëve.

Të pranishmëve më pas iu drejtua edhe Presidenti i Turqisë, Erdoğan, i cili tha se ishte i nderuar nga vizita e filloristëve dhe fjalimi i “kolegut” Turk, dhe me këtë rast theksoi se pikërisht fëmijët janë e ardhmja dhe garancia e Turqisë dhe mbarë botës.

Duke theksuar se Turqia sot ka festë të dyfishtë, Ditën e Sovranitetit dhe Ditën e Fëmijëve, Erdoğan tha se vetëm në Turqi fëmijëve u është dhuruar një festë kombëtare, që është edhe një tregues tjetër i sovranitetit të vendit dhe kujdesit të theksuar ndaj fëmijëve.

“Mësoni dhe mos lejoni që prindërit tuaj ndonjëherë të jenë të pakënaqur nga ju. Mësoni dhe dëgjoni dhe arsimtarët që ju pasurojnë me njohuri dhe ju përgatisin për jetën. Unë gjithmonë u kamë thënë fëmijëve, të puthin vetëm duart e tre personave, nënës, babait dhe mësuesit. Askujt tjetër mos ua puthni duart”, ka thënë Erdoğan.

Vogëlushët turq më herët gjatë ditës së sotme kanë vizituar selinë e qeverisë turke, ku kryeministri i vendit Binali Yıldırım gjithashtu fëmijëve ia kishte liruar ulëset e ministrave.

Festa shtetërore e Sovranitetit Kombëtar dhe Ditës së Fëmijëve festohet më 23 prill, në ditën kur në vitin 1920 u hap Kuvendi i Madh Popullorë i Turqisë. Kjo datë festohet në prani të fëmijëve nga e gjithë bota.

Në këtë ditë në vitin 1924, u vendos që data e themelimit të Kuvendit të Madh Popullorë të shënohet si festë kombëtare. Pesë vjet më vonë, më 23 prill 1929, kjo festë iu është dhuruar fëmijëve. Që nga viti 1929 festohet si Dita e Sovranitetit Kombëtar dhe në të njëjtën kohë si Dita e Fëmijëve.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit