9.5 C
Pristina
Monday, May 6, 2024

Erdogan: Evropa sillet me hipokrizi ndaj Turqisë

Më të lexuarat

Në një intervistë për televizionin “Al-Jazeera” me qendër në Katar Presidenti Erdoan tha se Evropa vazhdon të sillet me hipokrizi ndaj Turqisë.

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) dha një intervistë për televizionin “Al-Jazeera” me qendër në Katar.

Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), e cila ka përgatitur raportin për referendumin që u mbajt të dielën në Turqi për ndryshimin e disa neneve të kushtetutës, nuk është objektive, u shpreh kreu i Shtetit Turk, duke dokumentuar me fotografi që në mesin e vëzhguesve të OSBE-së kishte simpatizantë të organizatës terroriste PKK.

Në këtë referendum popullor Evropa mbajti hapur anën (kundër), vetëm se Turqia tashmë nuk është më një vend që kur goditet me shuplakë në njërën faqe, të kthejë edhe faqen tjetër, nënvizoi Erdoan.

“Turqia tani po ecën në mënyrë të suksesshme në rrugën që beson. Me fjalë të tjera, Turqia ka arritur një performancë shumë serioze të civilizimit në arsim, shëndetësi, drejtësi, siguri, transport, energji, bujqësi ushqimore dhe në të gjitha investimet që ka bërë në infrastrukturë dhe superstrukturë. Tani jemi në një proces që do të ecë shumë më shpejt me këtë sistem të ri (presidencial)”, shtoi ai.

Presidenti Erdoan tha gjithashtu se kancelarja gjermane Angela Merkel nuk e kishte marrë ende në telefon për ta uruar (për referendumin), ndërsa shtoi: “Ne këtë mund ta vlerësojmë si një ndjenjë faji, si një ndërgjegje të papastër”.

Në vijim të intervistës Erdoan tha se Evropa shqetësohet nga akuzat që i drejtohen asaj si: “fashiste, naziste”, por ana tjetër ajo vazhdon me praktika të tilla.

Erdogan i tregon vendin OSBE-së | TRT Shqip

Në fjalën drejtuar qytetarëve në Ankara Presidenti i Erdogan reagoi ashpër ndaj raportit me përmbajtje politike të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) në lidhje me referendumin e të dielës në Turqi.
Erdoan përsëriti edhe një herë thirrjen “bëhuni demokratë”, drejtuar Evropës, e cila vazhdon të gënjejë edhe në lidhje me anëtarësimin e Turqisë në Bashkimin Evropian (BE).

“Për sa kohë që jeni demokratë nuk ka asnjë problem, por ata që e mbajnë Turqinë në portën e BE-së për 54 vjet nuk mund të jenë demokratë”,- theksoi Presidenti Erdoan.

Në përgjigje të një pyetjeje mbi rivendosjen e dënimit me vdekje, Erdoani tha: “Nëse populli im vendos pro ekzekutimit, puna ka marrë fund. Nëse ata nuk na pranojnë në BE, le të mos na pranojnë. Kanë 54 vite që nuk na pranojnë, çfarë u bë?”

Erdoan vlerësoi edhe vendet anëtare të BE-së që shkojnë në Vatikan dhe dëgjojnë predikimin dhe këshillat e Papës. “Edhe pse në mesin e këtyre ka ortodoksë, protestantë, ateistë, të gjithë janë njësoj”,- shtoi ai.

Duke iu referuar luftës kundër organizatave terroriste në Siri, Erdoani theksoi se pret nga administrata e re amerikane që të mbajë një qëndrim ndaj PYD-së, derivat i PKK-së (në Siri).

Erdoan vuri në dukje edhe përpjekjet e Perëndimit për të vizatuar kufijtë në gjeografinë e Lindjes së Mesme.

“Në Irak, në Siri ne jemi pro integritetit territorial”,- thotë Bota Perëndimore, por kur vjen puna në praktikë sikur fryn një erë ‘ndarëse’, këtu qëndron edhe problemi”, tha Presidenti Erdoan.

Erdoani gjithashtu tha se botëkuptimi i Iranit lidhur me ekspansionizmin persian ka nisur të shfaqet shumë kohët e fundit, duke shtuar se elementi lidhës ndërmjet myslimanëve është feja dhe jo nacionalizmi.

“Nacionalizmi nuk mund të jetë për ne një fe, sektet nuk mund të jenë për ne një fe, ato janë nga një interpretim”, u shpreh Erdoan.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit