20.7 C
Pristina
Saturday, May 18, 2024

Emri dhe historia e rrallë: Gjyshi 72-vjeçar shqiptar dënohet për kokainë…

Më të lexuarat

Një gjykatë në Francë dënoi një ditë më parë një 72-vjeçar shqiptar me 30 muaj burg për trafik kokaine dhe heroine. Ai quhet Llazar Pija.

Gazeta ‘Le Telegramme’ shkruan se shqiptari 72-vjeçar vishej mirë. Ai u shfaq në gjykatë me një kostum të zi, fytyrë të zbutur dhe flokë të krehura me kujdes.

Drejtësia e akuzon atë se ka shitur mbi 200 gramë heroinë dhe kokainë mes tetorit dhe nëntorit të vitit 2019. Avantazhi më i madh i ‘gjyshit shik’? Çmimi. Ai ofronte një gram për 30 euro.

Përgjimet me të paktën 20 klientë e kanë sjellë përpara gjykatës. Por gjyshi është i zemëruar. “Nuk është e vërtetë. Nuk shisja asgjë, u thoja që nuk kam asgjë. Por ata më telefononin dhe më kërkonin t’i takoja”, tha ai.

Prokurori nuk është dakord dhe kundërshton me bezdi. “Ai është i vjetër në trafikun e drogës. Nga nëntë dënime të mëparshme, gjashtë i ka për trafik droge. Nuk ka asnjë mënyrë që ai të zërë mend”.

Prokuroria thotë se ai shpenzon shuma të mëdha duke vënë baste në garat për kuaj. “Ku i gjen paratë, kur merr një pension prej 800 eurosh në muaj”, pyet prokurori.

Në pushim të seancës, shumë avokatë në gjykatë e përshëndesin Llazarin. “Të gjithë e kemi pasur klientë,” thotë duke buzëqeshur një avokat i njohur.

Gjykata e dënon Llazar Pijen me 30 muaj burg. Llazari zemërohet: “Eeeeej, çfarë bëni. Do të apeloj”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit