Emiri i Katarit: Ajo që po ndodh në Gaza është gjenocid, Izraeli ka shkelur çdo ligj ndërkombëtar

Më të lexuarat

Emiri i Shtetit të Katarit, Tamim bin Hamad Al Thani, ka dënuar ashpër agresionin izraelit ndaj Rripit të Gazës, duke e cilësuar atë si një gjenocid të plotë ndaj popullit palestinez.

Në një deklaratë publike, Emiri tha se Izraeli ka shkelur të gjitha ligjet dhe normat ndërkombëtare që rregullojnë marrëdhëniet midis shteteve, duke sulmuar madje një shtet që luan rolin e ndërmjetësuesit.

“Ajo që ka ndodhur në Gazë gjatë dy viteve të fundit është një gjenocid. Është për të ardhur keq që legjitimiteti ndërkombëtar mbetet i pafuqishëm përballë tragjedisë së popullit palestinez,” – deklaroi Emiri.

Ai gjithashtu dënoi shkeljet e vazhdueshme të armëpushimit nga Izraeli, duke i bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar që të sigurojë mbrojtje për popullin palestinez dhe të garantojë ndëshkimin e autorëve të krimeve të luftës.

Sipas tij, heshtja e botës përballë këtyre krimeve është një njollë e rëndë mbi ndërgjegjen njerëzore dhe mbi parimet e drejtësisë ndërkombëtare.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit