21.7 C
Pristina
Sunday, September 26, 2021

Ekuadori i heq nënshtetësinë Julian Assange

Më të lexuarat

Ekuadori i ka hequr nënshtetësinë Julian Assange, gazetar dhe themelues i WikiLeaks, i cili që nga viti 2019 ndodhet në burgun e sigurisë së lartë në juglindje të Londrës.

Një gjykatë ekuadoriane tha se dokumentet e tij për kërkesë nënshtetësie kishin disa parregullsi, firma të parregullta dhe taksa jo të paguara. Avokati i Assange u shpreh se vendimi është marrë pa u bërë verifikimet e duhura dhe pa marrë në pyetje vetë personin. Ai tha se do t’i drejtohej gjykatës së apelit.

Assange, i cili sapo ka mbushur 50 vjeç – akuzohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës se ka dhunuar faqet në internet të qeverisë amerikane; si dhe ka publikuar dokumente për luftën në Afganistan dhe Irak. Por dhe komunikime diplomatike të 2010-ës.

Nga viti 2012 deri në 2019-ën atij iu dha azil në ambasadën e Ekuadorit në Londër, ku kishte mbërritur për të shmangur një dënim për përdhunim në Suedi. Akuzë që më pas u rrëzua. Në janar të 2018-ës, Ekuadori i kishte dhënë nënshtetësinë me objektivin për ta larguar nga ambasada e Londrës.

Në prill të 2019-ës ai u arrestua pasi kishte shkelur rregullat e azilit politik në vitin 2010. Autoritetet amerikane prej kohësh kërkojnë ekstradimin e tij./abcnews.al

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit