16.1 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

Efekt alkooli: Shqiptari tenton t’i djegë me benzinë dy fëmijët e tij

Më të lexuarat

Një 40-vjeçar ka tentuar të djegë dy fëmijët e tij duke i spërkatur me benzinë në Vlorë. Fatmirësisht ka ndërhyrë policia, duke arritur t’i shpëtojë ata në kohë.

Gjithçka ka ndodhur kur Zigur Lleshi është nisur nga shtëpia me fëmijët e mitur 3 dhe 4 vjeç, duke njoftuar të vëllanë se do t’i vriste ata dhe veten.

Vëllai i tmerruar ka njoftuar menjëherë policinë. 40-vjeçari ka shkuar poshtë shtëpisë së vjehrrit, ku gjendej edhe bashkëshortja e tij, e cila ishte larguar nga banesa një ditë më parë.

Pasi ka thirrur në emër bashkëshorten dhe kjo e fundit doli në ballkon, ai ka nxjerrë bidonin 1.5 litërsh me benzinë dhe është spërkatur bashkë me të dy fëmijët.

Policia, e cila ishte njoftuar më parë, i bëri thirrje të mos e kryente veprimin e gabuar pasi po rrezikonte fëmijët, por ai nxori çakmakun. Sapo ka tentuar ta ndezë atë, ai është kapur prej efektivëve.

Babai është transportuar më tej për në polici, së bashku me fëmijët. Në vendin e ngjarjes shkoi edhe nëna e 40-vjeçarit, e cila i kërkoi të merrte fëmijët, ndërkohë që vjehrra e tij dëshmon se ai është i alkoolizuar.

Zoti na ruajt të gjithëve nga kësi lloj veprimi. Alkool shumë qartë është ndaluar në Kuran dhe nuk aspak asnjë sasi as më të vogël që është e lejuar. Sa familje duhet të vuajnë për shkak të pirjes së alkoolit në këto treva? Ruane veten dhe familjen tuaj, duke mos lejuar asnjëherë që alkooli të jetë pjesë e shtëpive tuaja, ngase prej saj rrjedhin shumë të këqija.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit