28.8 C
Pristina
Sunday, June 16, 2024

Edhe një kryq gjigand në Shkup

Më të lexuarat

Pas dorëzimit të projektit për ndërtimin e kryqit 33 metra nga ana e Kongresit Botëror Maqedonas, këshilltarët e komunës së Aerodromit në Shkup, kanë dhënë leje për ndërtimin e kryqit në udhëkryqin mes bulevardit “Serbia” dhe “Brigada e tretë maqedonase”.

Vendimin e kanë votuar këshilltarët komunal të partisë maqedonase në pushtet, kurse ata të LSDM-së kanë votuar të përmbajtur.

“Kryqi nuk është as konspiracion as provokim, por afirmimi kulturor. Kryqi nuk është një simbol anti-islamike, por pjesë e kulturës së Maqedonisë. Kryqi ka të drejtën për tu vendosur në Maqedoni, sepse Maqedonia është themeli i krishterimit në Europë”, thonë nga Kongresi Botëror Maqedonas.

Kryqi planifikohet të ndërtohet menjëherë pas 60 ditëve, pas marrjes së lejes për ndërtim.

Ata thonë se kryqi do të ndërtohet me donacione nga vendi dhe jashtë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit