11.5 C
Pristina
Saturday, May 4, 2024

E thirr policinë për fëmijën 6 vjeçar musliman me Sindromin Down: “Është terrorist”

Më të lexuarat

Thirrja e policisë nga ana e mësueses për fëmijën 6 vjeçar Musliman, që vuante nga Sindromi Down, bëri që familja e tij të hetohet për terrorizëm.

Zyrtarët filluan hetimin pasi gjashtë-vjeçari Muhammad Suleiman thuhet se vazhdoi të përsëriste fjalët “Allah” dhe “boom”.

Prindërit e tij nga qyteti Texan i Pearlandit, rreth 20 kilometra në jug të Hjustonit, kanë pohuar se kjo nuk mund të jetë e vërtetë sepse “ai nuk flet fare” dhe ka “kapacitetin mendor të një fëmije 1 vjeçar”.

Babai i djalit tha se familja ishte duke kaluar një ferr pasi u bënë subjekt i hetimeve të policisë dhe shërbimeve sociale.

“Tri apo katër javët e fundit kanë qenë më të vështirat e jetës sime”, tha Maher Suleiman për kanalin e lajmeve Fox26. “Gruaja ime dhe fëmijët po qanin disa ditë më parë dhe u thashë se gjithçka është mirë.”

“Muhamedi ka lindur me Kromozomin 21 të Sindromit të Down. Ai ka nevojë për kujdes gjatë gjithë kohës”.

Ai shton: “Ata pretendojnë se ai është një terrorist. Ky është një budallallëk! Ky është diskriminim. Nuk është diskriminim i nënkuptuar, është një diskriminim njëqind për qind”.
Një zëdhënës i autoritetit të arsimit të rrethit tha se nuk ishte në gjendje të jepte informacion për studentët individualë për shkak të ligjeve të privatësisë.

Departamenti i Policisë në Pearland tha se ka përfunduar hetimet e saj dhe nuk ka gjetur ndonjë nevojë për veprime të mëtutjeshme./KohaIslame.com/

https://www.youtube.com/watch?v=atcOhLhnlu0

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit