16.9 C
Pristina
Monday, May 20, 2024

E rëndë në Ukrainë: një “raketë e pamëshirshme” mbi civilë

Më të lexuarat

Ndërsa prisnin për t’u evakuuar, i gjeti ajo nga e cila iknin

Më shumë se 30 njerëz u vranë dhe më shumë se 100 u plagosën në një sulm rus me raketa në një stacion treni në qytetin lindor të Ukrainës, Kramatorsk, ndërsa civilët u përpoqën të iknin në zona më të sigurta, sipas kompanisë shtetërore hekurudhore të vendit.

Më herët, i njëjti burim raportoi se dy raketa ruse goditën një stacion hekurudhor në Kramatorsk, i cili përdoret për evakuimin e civilëve nga zonat e bombarduara nga forcat ruse. “Dy raketa goditën stacionin hekurudhor Kramatorsk,” tha Hekurudhat e Ukrainës në një deklaratë.

Ata shtuan: “Sipas të dhënave operative, më shumë se 30 njerëz u vranë dhe më shumë se 100 u plagosën në sulmin me raketa në stacionin hekurudhor Kramatorsk”. Reuters nuk ishte në gjendje të verifikonte informacionin nga një burim i pavarur. Ndërsa Rusia ende nuk ka qëndrim për sulmin dhe numrin e të vdekurve.

Sidoqoftë, vlen të përmendet se në një deklaratë të lëshuar nga shërbimet e mbrojtjes të “Republikës Popullore të Donjeckut” të vetëshpallur pro-ruse, ata pretendojnë se sulmi është kryer nga forcat ukrainase “me një raketë Tochka-U”, dhe theksohet se kjo lloj rakete nuk përdoret nga Rusia, por është aktive për ukrainasit.

Por Pavlo Kirilenko, guvernatori i rajonit të Donetsk, tha se mijëra njerëz ishin në stacion kur raketat ranë. “Fashistët rusë e dinin shumë mirë se ku synonin dhe çfarë donin. Ata donin të shkaktonin panik dhe frikë, donin të godisnin sa më shumë civilë”, tha ai.

Kirilenko postoi një foto në internet që tregonte shumë kufoma në tokë pranë valixheve dhe bagazheve të tjera. Pranë tyre qëndronin policë të armatosur.

Tre trena që transportonin civilë u ndaluan dje në të njëjtën zonë të Ukrainës pas një sulmi ajror në linjën hekurudhore, sipas kreut të hekurudhave.

Zyrtarët ukrainas thonë se forcat ruse po rigrupohen për një ofensivë të re dhe se Moska planifikon të pushtojë sa më shumë territor që të jetë e mundur në Ukrainën lindore, të njohur si Donbass, që kufizohet me Rusinë.

Autoritetet lokale në disa zona po u bëjnë thirrje civilëve që të evakuohen sa më shumë që të jetë e mundur dhe në mënyrë relativisht të sigurt për ta bërë këtë. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit