11.9 C
Pristina
Thursday, May 16, 2024

Drejtoria e Financave mbajti mbledhje me arkëtarët e institucioneve të BI-së

Më të lexuarat

Prishtinë, më 13 shkurt 2024Drejtoria e Financave në Kryesinë e Bashkësisë Islame të Kosovës, ka mbajtur sot mbledhje me arkëtarët e këshillave dhe institucioneve të Bashkësisë Islame të Kosovës.

Drejtori i Financave në Kryesinë e BI-së, z. Tanseli Rogova, fillimisht falënderoi arkëtarët për punën dhe angazhimin e tyre, duke çmuar kështu kontributin që janë duke dhënë secili në vendin përkatës të tij. Ai tha se edhe më tej duhet të vazhdohet puna dhe kontributi ynë për përgjegjësinë që kemi marrë mbi vete.

Gjatë kësaj mbledhje, arkëtari i Kryesisë, z. Malësor Kelmendi, para arkëtarëve, mbajti një trajnim lidhur me programin financiar, ku shpalosi dhe shtjelloi ndryshimet që i janë bërë këtij programi.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit