4.7 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Cilat janë metodat më të mira për edukimin e fëmjëve dhe si të bëjmë durim me ta?

Më të lexuarat

Pyetje: Cilat janë metodat më të mira për edukimin e fëmjëve dhe si të bëjmë durim me ta?

Përgjigje: Sa i përket metodave të edukimit të fëmijëve, është e vështirë që me shkrim t’i përshkruaj çfarë duhet, mirëpo ja disa këshilla:
🪧 Të kesh qëllim fisnik, Allahu t’i udhëzon fëmijët.
🪧 Përcaktojë fëmijëve kohë për t’u ulë me ta .
🪧 Ndëgjoj kërkesat e tyre me vëmendje.
🪧 Kuptoje psikologjinë e secilit fëmijë veç-e veç, sepse dallojnë nga njëri-tjetri.
🪧Këshillat që ua jep atyre veproji vetë sepse nuk të binden fëmijët.
🪧 Përdor metodë edukuese jo qortuese, mos u bën polic në shtëpi por bën të luash rolin e detektivit që ta hetosh gjendjen e fëmijëve…
🪧 Kur fëmiu kërkon diçka pa vend mos u mundo mja plotësu,sepse e adapton për të keq dhe rritet me këtë mendësi e më pas të nxjerrë problem…
🪧 Kur të merrni vendim diç për fëmijët, duhet fillimisht ju si çiftë me pas pajtim në mes jush për atë vendim.
🪧 Mos e krahaso fëmiun tënd me të tjerët sepse e lëndon..
🪧 Kur i ndalon fëmiut diçka sjelli alternativë.
🪧 Kur i flet fëmiut diçka e këshillon argumentoja këshillën..
🪧 Mos u merrë vetëm me anët negative të fëmiut por vlerësoja anët pozitive të tij.
🪧 Kujdes nga vendimet e prera, të mos jenë të shpeshta sepse humb seriozitetin te fëmijët.
🪧 Mos i kërcëno fëmijët por dialogo me ta.
🪧 Kujdesu më shumë për mësimet fetare të tyre sipas moshës sepse për mësime shkollore kujdeset shkolla, etj.

Pyetje: A lejohet me u zbukru për Bajram?

Përgjigje: Lejohet mu zbukuru gruaja për bajram dhe me përdorë stoli ari etj, para burrit, fëmijëve dhe atyre që i ka mahrem, por jo dhe para të tjerëve apo në rrugë.

Pyetje: Si bëhet teube?

Përgjigje: Tevbeja dmth. Pendim, ajo bëhet duke e shpreh me gojë: O Allahu im unë po pendohna tek Ti për këtë mëkat (nëse ke ndonjë mëkat të madh), apo për të gjitha mëkatet e kaluara.

Pyetje: Në cilin gisht lejohet vendosja e unazës për gruan?

Përgjigje: Sa i përket unazës për gruan-femrën lejohet mi vendos në të gjitha gishtërinjtë e saj, kurse për mashkullin është e papëlqyeshme me vendos unazën në gishtin e mesëm dhe gishtin tregues apo madhërues. Transmeton Aliu r.a thotë: “Më ka ndaluar Pejgamberi alejhi selam ta vendosi unazën në gishtin e mesëm dhe ate pas tij.(Trans. Muslimi)

Allahu e dinë më së miri!

📝 Hoxhë Sadat Rrustemi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit