15.4 C
Pristina
Sunday, August 14, 2022

Di Mistura flet për negociatat paraprake me delegacionet siriane

Më të lexuarat

I dërguari special i Organizatës së Kombeve të Bashkuara në çështjen e Sirisë, bisedimet me grupet dhe delegacionet siriane i ka cilësuar negociata paraprake.

Stefan Di Mistura i dërguari i Organizatës së Kombeve të Bashkuara për çështjen e Sirisë në një konferencë për shtyp në Gjenevë ka mbajtur takime me grupet siriane për të diskutuar mbi rrugët e mundshme për t’i dhënë fund krizës në Siri.
Ai tha se bisedimet në këtë fazë në plan të parë janë përqendruar në vendosjen e armëpushimit dhe më pas do të diskutohet për të ardhmen e Sirisë. Për arritjen e këtij armëpushimi është e nevojshme prania e të gjitha delegacioneve, ka thënë Di Mistura.
I dërguari special i Organizatës së Kombeve të Bashkuara për çështjen e Sirisë ndër të tjera vuri në dukje se nuk ka marrë asnjë përgjigje zyrtare nga grupet opozitare lidhur me pjesëmarrjen e tyre në takimin e Gjenevës. Di Mistura pritet të bisedojë në formë të ndarë me delegacionet siriane të pranishme në Gjeneve.
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit