19.7 C
Pristina
Saturday, May 11, 2024

Dënimin e ish-kreut të AKI-së për arrestimin dhe depërtimin e gylenistëve, media turke e vlerëson të turpshëm

Më të lexuarat

Media turke i kanë bërë jehonë dënimit të ish-shefit të Agjencisë së Inteligjencës së Kosovës, Driton Gashi.


“Një vendim i turpshëm është marrë në Kosovë”, kështu e nis raportimin mediumi turk, Aksam, i cili jep detaje në lidhje me dënimin e ish-shefit të AKI-së.

Gashi është dënuar me 4 vjet e 8 muaj burgim për “keqpërdorim të detyrës zyrtare” me rastin e arrestimit të gylenistëve në Kosovë.

Në vitin 2018, në një operacion të përbashkët të Agjencisë së Inteligjencës së Kosovës (AKI) dhe inteligjencës turke, MİT, janë arrestuar gjatë anëtarë të FETO-s dhe u dërguan në Turqi.

Përveç vuajtjes së dënimit me burg, Gashit iu ndalua edhe çdo detyrë publike për katër vjet pas lirimit.

Ndërkohë, Valon Krasniqi, ish-drejtor i Departamentit të Shtetësisë dhe Emigracionit në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Kosovës, dhe Rrahman Sylejmani, ish-shefi i Departamentit të Emigracionit dhe të Huajve në Policinë Kufitare, të cilët ishin gjykuar së bashku me Gashin, janë shpallur të pafajshëm për mungesë provash të mjaftueshme.

Kryeministri i atëhershëm i Kosovës, Ramush Haradinaj kishte shkarkuar ministrin e Brendshëm, Flamur Sefaj si dhe Driton Gashin.

Haradinaj kishte deklaruar se operacioni ka ndodhur pa dijeninë e tij. Gjithashtu edhe ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi kishte bërë të ditur se nuk kishte dijeni për arrestimet.

Në atë kohë, shumë vende, veçanërisht SHBA-ja dhe Britania e Madhe e cilësuan operacionin si të paligjshëm dhe i cili shkel të drejtat e njeriut. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit