12.7 C
Pristina
Tuesday, May 14, 2024

Delegacioni rus thotë se “do të jetë te vendi”, për raundin e dytë të bisedimeve me palën ukrainase

Më të lexuarat

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka thënë se delegacioni rus do të jetë “te vendi”, për raundin e dytë të bisedimeve me Ukrainën – duke mos dhënë detaje shtesë për lokacionin apo formatin e bisedimeve.

“Këtë mbrëmje, delegacioni ynë do të jetë te vendi duke pritur palën ukrainase”, tha Peskov gjatë një konference për media, transmeton Telegrafi.

Punonjësit e centralit bërthamor bllokojnë rrugët me kamionë e traktorë – që forcat ruse të mos kalojnë
“Delegacioni ynë do të jetë gati për vazhdimin e bisedimeve sonte”, shtoi Peskov.

Ai refuzoi të jap detaje për lokacionin ku do të mbahet raundi i dytë i bisedimeve. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit