11 C
Pristina
Wednesday, May 1, 2024

Del skema, si trafikoheshin shqiptarët si klandestinë drejt SHBA, Kanadasë dhe Anglisë

Më të lexuarat

Zbardhet skema se si vepronin grupet që trafikonin ilegalisht shtetas shqiptarë si klandestinë, drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kanadasë dhe Anglisë.

Policia e Shtetit dy ditë pas arrestimit të 39 personave, si të përfshirë në aktivitetin ilegal, ka zbuluar skemën se si trafikoheshin klandestinët.

Siç mund të shihni në fotografi emigrantët niseshin nga Shqipëria drejt Italisë, Francës, Meksikës dhe më tej SHBA.

Linja dytë e veprimit niste nga Shqipëria, Mali i Zi, Serbia, Gjermania, Spanja, Kosta Rika, në SHBA dhe Angli.

Ndërkohë linja e tretë niste nga Shqipëria, vijonte në Kosovë, Bullgari ose Belgjikë, për të përfunduar në Republikën Domenikane, Panama dhe në vijim në Kanada.

Nga veprimet hetimore të kryera, rezulton se 7 grupe të strukturuara kriminale, të cilat operonin në Shqipëri, Bullgari, Spanjë, Francë, Republikën Domenikane, Itali, Britani, Irlandë, ShBA e Kanada, kanë mundësuar kontrabandimin e rreth 1 mijë personave, shtetas shqiptarë, në drejtim të Mbretërisë së Bashkuar, ShBA-ve dhe Kanadasë.

Për çdo person paguhej nga 7 000 paund për në Mbretërinë e Bashkuar dhe nga 25 000 deri në 30 000 dollarë për në ShBA dhe Kanada.

Pjesëtarët e këtyre grupeve kriminale përmes veprimeve aktive ndihmonin shtetasit shqiptarë të interesuar për të emigruar në mënyrë të paligjshme drejt vendeve të mësipërme, duke falsifikuar dokumenta udhëtimi dhe identiteti të vendeve të BE-së.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit