14.7 C
Pristina
Saturday, May 4, 2024

Dekorohen policët britanik që penguan sulmin mbi një xhami

Më të lexuarat

Policët britanikë të cilët penguan sulmin mbi një xhami në vitin 2013-të kanë pranuar një “dekoratë trimërie” për guximin e shfaqur, raporton Anadolu Agency (AA).

Dy policët të cilët penguan sulmuesin e armatosur me thikë i cili tentoi të kryejë sulmin në xhaminë në Birmingham, janë dekoruar për trimëri dhe sakrificë.

Adam Koch, i cili gjatë sulmit kishte marrë dy therrje me thikë dhe policja Jean Stevens, çarmatosën dhe arestuan sulmuesin Mohamouda Elmi.

Sulmuesi i cili gjatë procesit gjyqësor u shpall me të psiqike, gjatë sulmit kishte plagosur edhe tre persona të tjerë.

Shefi i policisë Ian Edwards, gjatë ceremonialit të ndarjes së kurorës deklaroi se dy policët dëshmuan trimëri të madhe dhe arrestuan sulmuesin.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit