🔹 Hyrja
Falënderimi i takon Allahut, Zotit të botëve, i Cili ka thënë në shpalljen e Tij të prerë:
﴿وَلَا تَحْسَبَنَّ اللَّهَ غَافِلًا عَمَّا يَعْمَلُ الظَّالِمُونَ﴾
“Dhe mos mendo kurrë se Allahu është i pavëmendshëm ndaj asaj që bëjnë zullumqarët.” (Ibrahim : 42).
Dhe paqja dhe mëshira qofshin mbi Profetin tonë Muhamed (ﷺ), i cili ka thënë:
«فُكُّوا العَانِيَ»
“Lironi robërit (të burgosurit).” (Buhariu)
Dhe mbi familjen e tij dhe shokët e tij të gjithë.
Lidhja e Dijetarëve Muslimanë (Rabitatul Ulama el-Muslimin) ndjek me shqetësim të thellë dhe dënim të fortë miratimin nga Knesseti sionist, në leximin e tij paraprak më datë 1-3-2023, të një projektligji që parashikon vendosjen e dënimit me vdekje ndaj të burgosurve palestinezë.
Ky është një projekt i vjetër i rikthyer në kontekstin e përshkallëzimit të politikave agresive të okupimit, dhe në kuadër të marrëveshjeve të koalicionit qeveritar nën udhëheqjen e Binyamin Netanyahu (Binjamin Netanjahu), me shtysë nga ministri ekstremist i sigurisë kombëtare Itamar Ben-Gvir (Itamar Ben Gvir).
Ky projekt parashikon aplikimin e dënimit me vdekje ndaj çdo palestinezi që shpallet fajtor për vrasjen e izraelitëve, nën justifikimet e “parandalimit” dhe “luftës kundër terrorizmit”, në një shpërfillje të hapur të realitetit të okupimit, dhe duke i dhënë një mbulesë të rreme ligjore krimit të likuidimit të të burgosurve, në shkelje flagrante të të gjitha vlerave dhe konventave.
🔹 Andaj Lidhja e Dijetarëve Muslimanë, në këtë kontekst, thekson sa vijon:
Së pari:
Ky ligj përbën një krim të madh, pasi e shndërron okupimin në një autoritet ekzekutues jashtë kornizës së drejtësisë, dhe synon eliminimin fizik të të burgosurve palestinezë.
﴿وَمَا نَقَمُوا مِنْهُمْ إِلَّا أَن يُؤْمِنُوا بِاللَّهِ الْعَزِيزِ الْحَمِيدِ
E, (jobesimtarët) i munduan ata vetëm pse i besuan Zotit të Plotëfuqishëm dhe Falenderues” (El-Buruxh: 8).
Së dyti:
Ky legjislacion vjen në një kontekst të qartë hakmarrës, dhe në kuadër të tradhtisë, shkeljes së besës dhe anulimit të marrëveshjeve, gjëra për të cilat janë njohur hebrenjtë, veçanërisht pas marrëveshjeve të shkëmbimit të të burgosurve, ku rezistenca palestineze i ka përmbushur detyrimet e saj, ndërsa okupatori i ka shkelur ato, duke zbuluar një frymë hakmarrjeje kolektive.
Së treti:
Rezistenca ndaj okupimit është një e drejtë legjitime dhe nuk lejohet të përkufizohet si terrorizëm; përkundrazi, ajo hyn në kuadër të largimit të padrejtësisë.
﴿وَلَمَنِ انتَصَرَ بَعْدَ ظُلْمِهِ فَأُولَٰئِكَ مَا عَلَيْهِم مِّن سَبِيلٍ﴾
“E kush hakmerret pasi i është bërë padrejtësi, për ata nuk ka qortim.”
Së katërti:
Ky ligj përbën një shkelje të qartë të Konventës së tretë të Gjenevës (1949), veçanërisht në lidhje me mbrojtjen e të burgosurve dhe ndalimin e vrasjes së tyre, duke e bërë atë një krim lufte të plotë dhe duke zbuluar përpjekjen e okupimit për të ndryshuar statusin ligjor të të burgosurve në kundërshtim me pretendimet e tij për respektimin e ligjit ndërkombëtar.
🔹 Dhe mbi këtë bazë, vërtet Lidhja e Dijetarëve Muslimanë bën thirrje për:
- Detyrimi i ndërmarrjes së veprimeve urgjente nga shtetet islame—si në nivel qeverish ashtu edhe popujsh—për mbështetjen e të burgosurve palestinezë dhe ushtrimin e presionit me të gjitha mjetet e mundshme për ndalimin e këtij ligji të padrejtë, duke zbatuar fjalën e Allahut:
﴿وَإِنِ اسْتَنصَرُوكُمْ فِي الدِّينِ فَعَلَيْكُمُ النَّصْرُ﴾
“Dhe nëse ata kërkojnë ndihmën tuaj në fe, atëherë e keni detyrim t’i ndihmoni.”
Dhe porosinë e Pejgamberit, ﷺ:
مَا مِنِ امْرِئٍ يَخْذُلُ امْرَأً مُسْلِمًا فِي مَوْضِعٍ تُنْتَهَكُ فِيهِ حُرْمَتُهُ… إِلَّا خَذَلَهُ اللَّهُ»
“Nuk ka asnjë njeri që e braktis një musliman në një vend ku i shkelet nderi, përveçse Allahu do ta braktisë atë…” (Ebu Davudi, etj.).
- Dijetarët dhe predikuesit e mbajnë përgjegjësisë së tyre në sqarimin e gjykimit fetar lidhur me këtë çështje, si dhe ndërgjegjësimi i umetit për rrezikshmërinë e këtij agresioni.
- I thërrasim hatibët dhe imamët që ta trajtojnë këtë çështje në hutben e xhumasë së ardhshme, për përhapjen e vetëdijes ndër njerëz, si dhe për t’i kushtuar lutje të posaçme të burgosurve për lehtësim dhe qëndrueshmëri, dhe lutje kundër zullumqarëve agresorë.
- Mbështetja e qëndresës së të burgosurve materialisht dhe moralisht, si dhe puna për lirimin e tyre, duke zbatuar porosinë e Pejgamberit, ﷺ:
«فُكُّوا العَانِيَ» “Lironi të burgosurit.”
Kjo është prej detyrave më të mëdha të cilat i kanë konfirmuar dijetarëve musliman gjatë gjithë kohërave:
📚 Thënie të dijetarëve:
- Ibn Kudame el-Makdisi: “Shpengimi i robërve është detyrim mbi muslimanët.”
- Ibn Tejmije: “Muslimanët janë të detyruar të lirojnë robërit e tyre, edhe nëse kjo konsumon pasurinë publike.”
- Imam Neveviu: “Lirimi i të burgosurit është obligim kolektiv (farz kifaje), dhe bëhet individual nëse askush tjetër nuk e kryen.”
Prandaj, detyrë mbi umetin—qeveri dhe popuj—është të bëjë çdo përpjekje të mundshme për lirimin e të burgosurve dhe të vërë në shërbim të kësaj të gjitha kapacitetet dhe burimet, sepse kjo është ndër veprat më të mëdha të afërsisë (ndaj Allahut) dhe ndër detyrimet më të larta, dhe nuk lejohet neglizhimi apo nënvlerësimi i saj.
- Aktivizimi i përpjekjeve ligjore dhe mediatike për të zbuluar krimet e okupimit dhe për ta vënë atë para përgjegjësisë; dhe nxisim të gjitha shoqatat dhe organizatat përkatëse që të kryejnë detyrat e tyre dhe të marrin përsipër përgjegjësitë e tyre në inicimin e proceseve dhe padive, për ta ekspozuar dhe frenuar okupatorin.
🔹 Përfundimi
Paralajmërojmë se vazhdimi i këtij ligji do të çojë në ekzekutime masive të të burgosurve palestinezë dhe mbajmë okupimin plotësisht përgjegjës për këtë.
Lusim Allahun që:
- t’i ndihmojë të shtypurit
- t’i lirojë të burgosurit
- dhe t’u japë lehtësim dhe dalje nga çdo vështirësi
﴿وَسَيَعْلَمُ الَّذِينَ ظَلَمُوا أَيَّ مُنقَلَبٍ يَنقَلِبُونَ﴾
“Dhe do ta dinë ata që bënë padrejtësi se në çfarë përfundimi do të kthehen.”
Autoriteti:
Këshilli i Lartë i Lidhjes së Dijetarëve Muslimanë
Data:
12 Sheval 1447 H. 31 Mars 2026
