Deklarata e qëndrimit ndaj “Regjimit të Mullave” në dritën e Sheriatit dhe realitetit
Falënderimi i takon Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Allahut, mbi familjen e tij, shokët e tij dhe mbi këdo që pason rrugën e tij. E më tej:
- Parathënie: Demaskimi i armiqësive dhe dallimi i rreshtimeve
Konflikti në botën tonë bashkëkohore karakterizohet nga fronte të shumta dhe mjetet e tij janë të larmishme. Pushtimi cionist përbën një armik të shfaqur hapur, ndërsa synimet grabitqare perëndimore (kryqtare) shpërfaqin një armiqësi tashmë të qartë; e kushdo që i miqëson ata kundër muslimanëve, radhitet me ta sipas gjykimit të prerë të Shpalljes. Kjo është një e vërtetë po aq e shndritshme sa dielli në mesditë.
Megjithatë, rreziku më asgjësues dhe mashtrimi më i thellë buron nga ai “armik i fshehur”, i cili vesh mantelin e Islamit për të shkatërruar shtyllat e tij nga brenda dhe për të goditur Ummetin në palcë. Ky njihet si “Regjimi i Mullave”, i cili ka adoptuar (shiizmin – er-Rafd) si metodologji për tjetërsimin e fesë dhe “Ekspansionizmin” si projekt për infiltrumin e mendjeve dhe shpirtrave përpara pushtimit të tokave. Në dukje ai paraqitet si përkatësi islame, por në brendi është devijim; shfaq madhërimin e fesë, por fsheh rrënimin e parimeve të saj; pretendon ndihmën e Ummetit, ndërkohë që është faktori më i skajshëm në përçarjen dhe copëtimin e tij.
- Rrënjët e devijimit dhe fillimi i kristalizimit
Fara e parë e “Shiizimit – errefdu” u mboll nga lëvizja Sebeite në duart e Abdullah bin Sebesë (me origjinë hebreje), i cili hodhi helmet e tij duke pretenduar hyjninë e Aliut — Allahu qoftë i kënaqur me të — dhe duke atakuar shokët e të Dërguarit ﷺ si dhe Nënat e Besimtarëve. Megjithëse lëvizja e tij u asgjësua në djep në atë kohë, hiri i saj vazhdoi të digjej nën rrënojat e fitneve përgjatë shekujve, derisa u kristalizua në një sekt të dalë jashtë rrugës së drejtë, që shpalli armiqësinë ndaj Ummetit.
III. Transformimi i projektit: Nga sekti drejt shtetit me kthetra
Në vitin 1979, regjimi i Mullave u instalua përmes revolucionit të Homeinit, duke e shndërruar këtë devijim të vjetër akidor në një “mendësi institucionale” dhe entitet politik me kthetra, i cili shpërfaqi një luftë ndaj Islamit dhe ithtarëve të tij më të ashpër sesa ajo e armikut të hapur. Ky regjim u vesh me slogane mashtruese dhe thirrje të bujshme, si: “Amerika është Shejtani i Madh” dhe “Vdekje Izraelit”, për të prekur emocionet e masave. Në të vërtetë, këto nuk janë gjë tjetër veçse një vello për projektin e “Eksportimit të Revolucionit”, i cili nuk i solli Ummetit asgjë përveç rrënimit, copëtimit të unitetit islam dhe dhunimit të qyteteve sunite.
- E vërteta e “Eksportimit të Revolucionit”: Shifra të përgjakshme dhe fakte të dëshmuara
“Revolucioni” në thelb nuk ishte gjë tjetër veçse një projekt ekspansionist që synonte pushtimin e qyteteve muslimane dhe përhapjen e shiizmit me prirje zjarrputiste përmes hekurit dhe zjarrit. Një lexim i kujdesshëm i rezultateve të këtij projekti gjatë katër dekadave të fundit zbulon një tragjedi madhore:
- Dhunimi dhe dëbimi masiv: Ky projekt shkaktoi humbjen e jetëve të afërsisht dy milionë muslimanëve në Irak, Siri, Jemen dhe Liban, dhe shndërroi miliona njerëz paqësorë në refugjatë të shpërndarë nëpër botë, pasi qytetet dhe fshatrat e tyre u shkatërruan nga makineria e vrasjes sektare.
- Vrasja sipas “identitetit islam”: Betejat nuk ishin thjesht politike, por vrasje sipas identitetit; ku u shënjestruan popujt muslimanë vetëm për shkak të kapjes së tyre pas parimeve dhe akidës së tyre, në një përpjekje për të ndryshuar hartën demografike të rajonit dhe për të zëvendësuar përkatësinë ndaj Ummetit me nënshtrimin ndaj “Pushtetit të Fekihut” (Viljaetul-Fekih).
- Aleanca e interesave ogurzeza: Kontraktor i fushës për fuqitë e mëdha
Analiza e historisë së rajonit vërteton se slogani i “armiqësisë ndaj arrogancës botërore” ishte vetëm një mbulesë e rreme. Në kthesat vendimtare dhe krizat e mëdha, regjimi i Mullave ishte “partneri mbështetës” i fuqive të mëdha (Amerikës dhe Rusisë) për të forcuar ndikimin e tij sektar mbi rrënojat e qyteteve sunite.
Kjo tradhti metodologjike mishërohet në dëshmi që nuk pranojnë interpretim tjetër:
- Koordinimi në terren në Afganistan dhe Irak: Regjimi nuk pa asnjë pengesë në bashkëpunimin me “Shejtanin e Madh” për rrëzimin e shteteve sunite fqinje. Ai ofroi lehtësi logjistike dhe mbulesë politike për pushtimin e Kabulit dhe Bagdadit, që më pas të vjelë frytet e pushtimit duke fuqizuar milicitë e tij në hallkat e qeverisjes nën mbrojtjen ajrore amerikane.
- Mbështetja me mbrojtjen ajrore ruse në Siri: Në Shamin e plagosur, u demaskua rrejshmëria e “armiqësisë ndaj kryqtarëve”; ku Mullat u fuqizuan përmes makinerisë shkatërruese ruse për të djegur qytetet dhe dëbuar banorët e tyre, në një aleancë të hapur që është fiks ajo që Allahu e ka ndaluar: “Dhe u ndihmuan të tjerëve për dëbimin tuaj”. Bashkëpunimi me fuqitë kufare për asgjësimin e muslimanëve është një thikë në zemrën e Ummetit që nuk mund të fshihet me slogane.
- Heshtja e “interesave” ndaj tragjedive të Ummetit: Ku ishte “përkrahja e të shtypurve” e pretenduar në qëndrimet e tyre ndaj:
- Kinës: Heshtje absolute ndaj shfarosjes së muslimanëve Ujgurë në këmbim të investimeve ekonomike.
- Burmës dhe Indisë: Qëndrim në krah të regjimeve vrasëse të muslimanëve.
- Çeçenisë: Mbështetje e masakrave ruse me pretekstin e “luftimit të terrorizmit”.
- Mungesa e armiqësisë reale ndaj qafirëve: Gjatë 45 viteve, ky regjim nuk ka luftuar asnjë shtet kufar (jomusliman); historia dëshmon se ata nuk hapën asnjë front kundër armikut, por ishin ndihmëtarë të armiqve kundër muslimanëve. Historia dhe realiteti dëshmojnë se ky regjim nuk ka hyrë në asnjë përballje ushtarake të vërtetë kundër ndonjë shteti kufar apo agresor; përkundrazi, busulla e “Xhihadit” të tyre ishte e drejtuar drejt gjokseve të muslimanëve.
- “Gaza e Krenarisë”: Zbulimi i mashtrimit dhe zhdukja e mirazhit
Tragjedia e Gazës ishte mikroskopi që ekspozoi vërtetësinë e pretendimeve të mëdha të regjimit të Mullave. Ndërkohë që Gaza shfarosej tërësisht, lagjet e saj shkatërroheshin dhe gjaku i fëmijëve dhe grave derdhej në skena që lëkundin malet, regjimi i Mullave dhe veglat e tij në rajon mbetën peng i “rregullave të angazhimit të bazuara në interes” dhe fjalimeve entuziaste boshe.
VII. Qëndrimi Sheriatik: Mes gjithëpërfshirjes së tekstit dhe specifikës së shkakut
Është bërë një përzierje e qëllimshme e letrave dhe tjetërsim i fakteve nga disa rryma (si individë nga Vëllezërit Muslimanë e të tjerë), të cilët preferuan interesat partiake dhe politike mbi parimet akidore dhe kërkesat sheriatike. Këtu duhet të diferencohet qartë mes “gëzimit për goditjen e armikut cionist” (i cili është një gëzim instinktiv dhe i lavdëruar për çdo musliman) dhe mes “miqësimit (muelat) të regjimit të Mullave, mbrojtjes së tij dhe arsyetimit të krimeve të tij”.
- Peshorja Hyjnore e miqësimit dhe armiqësimit: Allahu i Madhëruar thotë:
{إِنَّمَا يَنْهَاكُمُ اللَّهُ عَنِ الَّذِينَ قَاتَلُوكُمْ فِي الدِّينِ وَأَخْرَجُوكُم مِّن دِيَارِكُمْ وَظَهَرُوا عَلَىٰ إِخْرَاجِكُمْ أَن تَوَلَّوْهُمْ ۚ وَمَن يَتَوَلَّهُمْ فَأُولَٰئِكَ هُمُ الظَّالِمُونَ}
“Allahu ju ndalon t’i miqësoni vetëm ata që ju luftuan për shkak të fesë, ju dëbuan nga shtëpitë tuaja dhe ndihmuan në dëbimin tuaj. Kushdo që i miqëson ata, të tillët janë pikërisht zullumqarët.” (El-Mumtehine: 9)
- Verifikimi metodologjik (Usulij): Mbështetemi këtu në rregullin metodologjik të dakorduar: “Marrja në konsideratë e përgjithësimit të tekstit e jo specifikën e shkakut”. Ky ajet zbatohet plotësisht dhe me të gjitha detajet mbi “Regjimin e Mullave”, pasi në veprimet e tyre u bashkuan të tria ndalesat:
- Luftuan muslimanët për shkak të fesë së tyre: Duke shënjestruar akidën e Ehli Sunetit në Siri, Irak, Jemen dhe Liban.
- I dëbuan nga shtëpitë e tyre: Duke shpërngulur miliona refugjatë përmes makinerisë së spastrimit sektar.
- Ndihmuan qafirët në dëbimin e tyre: Përmes aleancës në terren me Amerikën në Irak e Afganistan, dhe me Rusinë në Siri.
Kushdo që e miqëson këtë regjim me përkrahje, dashuri apo promovim pas gjithë këtyre fakteve të dëshmuara, ka rënë në atë që është e ndaluar sheriatikisht dhe ka hyrë në kërcënimin e zullumit dhe agresionit. Nuk arsyetohet për këtë as kërkuesi i interesit financiar, as ithtari i pasionit partiak, sepse shenjtëria e gjakut të muslimanëve dhe akidës së tyre qëndron mbi çdo konsideratë të ngushtë interesi.
Përmbledhja dhe qëndrimi përfundimtar
Ne deklarojmë qartë: Sikur regjimi i Mullave të mjaftohej me shtetin e tij brenda kufijve të tij, duke u kufizuar në përhapjen e besimit të tij në mjedisin e tij pa luftuar muslimanët, kritika jonë ndaj tij do të ishte e kufizuar në aspektin akidor dhe intelektual, si një metodologji që bie ndesh me Sunetin. Megjithatë, realiteti i përgjakshëm vërtetoi se ky regjim e krijoi entitetin e tij për të qenë një mjet shkatërrimi për Islamin nga brenda dhe një rrugë për të lejuar gjakun e ithtarëve të tij dhe copëtimin e atdheve të tyre.
Prandaj, ne distancohemi te Allahu i Madhëruar nga çdo kush që shfaq armiqësi ndaj Allahut, të Dërguarit të Tij dhe besimtarëve, dhe distancohemi nga çdo kush që i miqëson ata, promovon projektin e tyre apo arsyeton krimet e tyre nën çfarëdo preteksti qoftë, politik apo partiak; pasi feja dhe këshilla për Ummetin qëndrojnë lart dhe asgjë nuk mund të qëndrojë mbi to.
Allahu është më i Madhi, më i Larti dhe më i Fuqishmi se çdo agresor e tiran. Ai është Mbizotëruesi i çështjes së Tij, edhe nëse agresorët e urrejnë këtë.
#Abdullah_el-Etheri
