Deklarata e Az’harit në lidhje me mbylljen e xhamisë Al-Aksa

Më të lexuarat

• Vazhdimi i okupimit në mbylljen e Xhamisë së Bekuar Al-Aksa kibla e parë dhe vendi i tretë më i shenjtë gjatë muajit të Ramazanit dhe festës së Fitër Bajramit, si dhe deri më sot, konsiderohet një shkelje e papranueshme dhe joetike; pasi përfshin mohimin e të drejtës së palestinezëve për të kryer ritet e tyre fetare, provokimin e ndjenjave të myslimanëve në mbarë botën dhe një shkelje të hapur të së drejtës ndërkombëtare.
• Komuniteti ndërkombëtar duhet të përballet me këto veprime armiqësore të organizuara, përmes të cilave okupimi synon ta kthejë rajonin në një arenë të vazhdueshme luftrash dhe konfliktesh.
• Xhamia e Bekuar Al-Aksa do të mbetet me lejen e Zotit një vend i shenjtë islam ekskluziv, mbi të cilin okupatori nuk ka asnjë të drejtë, pavarësisht përpjekjeve të tij të kota për të imponuar ndarje kohore dhe hapësinore mbi të, si dhe planeve për të ndryshuar identitetin e Jerusalemit, kryeqytetit të përhershëm të shtetit palestinez.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit