1.2 C
Pristina
E premte, 16 Prill, 2021

Clinton: Të planifikohet dita pas Assadit

Më të lexuarat

Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, vlerësoi se dezertimi i kryeministrit sirian dhe i zyrtarëve tjerë të lartë të regjimit në Damask tregojnë se planifikimi i ditës pas largimit të presidentit sirian është fakt gjithnjë më urgjent.

Clinton, e cila po qëndron në Afrikën e Jugut, ka thënë se SHBA-ja dhe shtetet e tjera duan të jenë të sigurta që institucionet shtetërore siriane do të mbesin të prekura pasi të humbë pushtetin Assadi.

“Intensiteti i luftimeve dhe ikjet e zyrtarëve tregojnë se sa është e rëndësishme që të afrohemi mes vete dhe të punojmë në drejtimin e arritjes së planit të mirë për një transicion të pushtetit”, ka thënë Clinton. Sipas saj, opozita siriane është gjithnjë më efikase dhe më mirë e armatosur, por luftimet sollën deri tek nevojat humanitare të atyre që vuajnë atje dhe atyre që ikën. Kryeministri sirian, Riyad Hijab, ka ikur në Turqi dhe zyrtari i lartë i fundit që arratiset në një vend fqinj./koha/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit