Çfarë thotë Ibn Kajjimi për ata që festojnë me të krishterët?

Më të lexuarat

Allahu i Madhëruar thotë:
﴿وَالَّذِينَ لَا يَشْهَدُونَ الزُّورَ﴾

“Dhe ata që nuk dëshmojnë gënjeshtrën (të pavërtetën).”

Ibn Abbasi (Allahu qoftë i kënaqur me të) ka thënë:
Me “gënjeshtër” këtu është për qëllim festa e idhujtarëve.

Them: Në këtë përfshihet edhe ajo që sot te të krishterët quhet “Krishtlindje”. Të dëshmosh apo të marrësh pjesë në të është një e keqe e madhe.

Ibn Kajjimi (Allahu e mëshiroftë) ka thënë:
Marrja pjesë në festat e tyre nuk lejohet unanimisht, sipas të gjithë dijetarëve të kualifikuar. Këtë e kanë përmendur qartë fukahatë (juristët) e katër medh’hebeve në librat e tyre.

/Shejh Abdullah es-Sa‘d/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit