Nga mrekullitë e Kuranit – Çfarë ndryshimi ka mes grua (el-mer’eh), bashkëshorte (ez-zeuxheh) dhe shoqe (es-sahibeh)?

Më të lexuarat

📖A_e_dini_se?!!📖
📍Një pyetje:
Pse në suren Jusuf, Allahu i Lartësuar nuk thotë bashkëshortja e Ministrit (zeuxhetul-aziz), por thotë gruaja e Ministrit (imraeti-aziz)?!!
Me çfarë fjale i referohesh bashkëshortes, apo gruas apo shoqes??
📍Pyetje:
Çfarë ndryshimi ka mes grua (el-mer’eh), bashkëshorte (ez-zeuxheh) dhe shoqe (es-sahibeh)?
💠Përgjigja:
1️⃣Grua (el-mer’eh):
Kur ekziston tërheqja fizike mes mashkullit dhe femrës, por nuk ka mes tyre përputhje mendimesh, as ideologjie dhe as ndjenja dashurie, femra në këtë rast quhet grua (اِمرَأَةٌ).
2️⃣Bashkëshorte (ez-zeuxheh):
Kur ekziston tërheqja fizike dhe kjo shoqërohet me përputhje ideologjie, mendimesh dhe ndjenjash dashurie, femra në këtë rast quhet bashkëshorte (زَوْجَة).
✳️Allahu i Lartësuar thotë:
(Gruaja e Nuhut…) (امرأة نوح)
(Gruaja e Lutit…) (امرأة لوط)
Dhe nuk ka thënë:
Bashkëshortja e Nuhut dhe as bashkëshortja e Lutit, për shkak të kontraditës së tyre në besim.
Ata të dy ishin dy Profetë besimtarë dhe gratë e tyre ishin jobesimtare.
Prandaj dhe Allahu quajti secilën prej tyre ‘grua’ (امرأة) dhe jo ‘bashkëshorte’ (زوجة).
✳️Gjithashtu, Allahu i Lartësuar ka thënë:
(Gruaja e Faraonit…), sepse Faraoni nuk besonte, por gruaja e tij besoi.
Pra, ata nuk binin dakort në besim, dhe u quajt ‘grua’ dhe jo ‘bashkëshorte’.
❇️Vëreni përdorimin e fjalës ‘bashkëshorte’ (زوجة), në Kuranin Fisnik:
-Thotë Allahu i Lartësuar mbi Ademin alejhisSelam dhe bashkëshorten e tij:
((ﻭﻗﻠﻨﺎ ﻳﺎ ءاﺩﻡ ﺍﺳﻜﻦ ﺃﻧﺖ ﻭﺯﻭﺟﻚ ﺍﻟﺠﻨﺔ)‏)
“…dhe thamë: O Adem, bano ti dhe bashkëshortja jote në xhennet!”
-Dhe thotë mbi Profetit Muhamed, salAllahu alejhi ue selem:
(‏( ﻳﺎ ﺃﻳﻬﺎ ﺍﻟﻨﺒﻲ ﻗﻞ ﻷﺯﻭﺍﺟﻚ
“O ti i Dërguar, thuaju bashkëshorteve të tua…!”
Me këtë, Allahu i Lartësuar na tregon të vërtetën e përputhjes ideologjike dhe përputhjes së përgjithshme mes tij dhe bashkëshorteve të tij.
💠Megjithatë, i çuditshëm është fakti se:
📍Pse në Kuranin Fisnik është përdorur fjala ‘imra’eh’ (grua) në fjalët e Zekerias alejhisSelam, edhe pse midis tij dhe saj kishte përputhje ideologjie dhe mendimesh?!
Thotë i Lartësuari:
“وكانت امرأتي عاقرا”
“…dhe gruaja ime (imraetii) është sterile.”
✳️Shkaku në këto fjalë, ndoshta, është se në marrëdhênien e tyre kishte diçka që nuk shkonte për shkak të infertilitetit tek ajo, prandaj dhe Zekeria ia qau hallin Allahut të Lartësuar, duke treguar se në këtë aspekt ajo është gruaja e tij dhe jo bashkëshortja, pasi ishte ndryshe.
Por, pasi Allahu i furnizoi ata me një djalë, e ai është profeti Jahja, ndryshoi dhe shprehia Kuranore, thotë Allahu i Lartësuar:
( ﻓﺎﺳﺘﺠﺒﻨﺎ ﻟﻪ ﻭﻭﻫﺒﻨﺎ ﻟﻪ ﻳﺤﻴﻰ ﻭﺃﺻﻠﺤﻨﺎ ﻟﻪ ﺯﻭﺟﻪ ‏)
“Atëherë, Ne ia plotësuam lutjen, i dhuruam atij Jahjan dhe e rregulluam bashkëshorten e tij.”Allahu i Lartësuar e quajti atë ‘bashkëshorte’ (zeuxheh) dhe jo ‘grua’ (imra’eh), pasi rregulloi problemin e infetilitetit.
❇️Allahu në suren Mesed, turpëron shtëpinë e Ebu Lehebit, duke thënë:
“Dhe gruaja e tij (imraetuhu) mbartësja e druve.” Për të treguar me këtë tekst kuranor se midis tyre nuk kishte përputhje dhe as dakortësi.
3️⃣Shoqja (es-sahibeh):
Kurani Fisnik e ka përdorur fjalën (sahibeh) në momentin e shkëputjes së marrëdhënies ideologjike dhe trupore mes dy bashkëshortëve.
❇️Për këtë arsye, në shumicën e rasteve në Ditën e Kiametit, në Kuran është përdorur fjala shoqe (sahibeh), thotë Allahu i Lartësuar:
(ﻳﻮﻡ ﻳﻔﺮ ﺍﻟﻤﺮﺀ ﻣﻦ ﺃﺧﻴﻪ ﻭﺃﻣﻪ ﺃﺑﻴﻪ ﻭﺻﺎﺣﺒﺘﻪ ﻭﺑﻨﻴﻪ)
“Ditën që largohet njeriu nga vëllai, nga nëna, nga babai, nga shoqja dhe fëmijët e tij.”
Sepse marrëdhënia trupore dhe ideologjike është ndërprerë për shkak të rrethanave të frikshme në Ditën e Kiametit.

💠Duke e përforcuar edhe më shumë këtë, Allahu i Lartësuar thotë qartë:
(ﺃﻧﻰ ﻳﻜﻮﻥ ﻟﻪ ﻭﻟﺪ ﻭﻟﻢ ﺗﻜﻦ ﻟﻪ ﺻﺎﺣﺒﺔ )
“E si mund të ketë Ai fëmijë dhe Ai nuk ka patur shoqe?!”
Pse nuk ka thënë (zeuxheh) apo (grua)?!
Allahu i Lartësuar e ka thënë këtë për të mohuar çdo marrëdhënie trupore apo ideologjike me pjesën tjetër, mohim absolut dhe i prerë.
I Lartësuar është Allahu, i Cili zbriti këtë libër mrekulli duke sfiduar njerëzit dhe xhinët për të sjellë diçka të njëjtë me të.
💠Allahu na bëftë të gjithëve prej atyre të cilët thonë:
رَبَّنَا هَبْ لَنَا مِنْ أَزْوَاجِنَا وَذُرِّيَّاتِنَا قُرَّةَ أَعْيُنٍ وَاجْعَلْنَا ) لِلْمُتَّقِينَ إِمَاما )
“O Zoti ynë, na dhuro prej bashkëshorteve tona dhe pasardhësve tanë të jenë gëzim e lumturi për ne, dhe na bëj prijës për të devotshmit!”
Marrë nga “Enciklopedia e Mrekullive Shkencore në Kuran dhe Synet”
📝Përktheu këtë studim:📝
Amina Ndreu

—————————

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit