▪ Më mësoi Hixhreti se po të mos ishin djegiet e Mekës, nuk do të ndriçonin lindjet e botës… Dhe se netët e urisë në grykën e Ebu Talibit sollën ditët e udhëzimit në Akabe… Po të mos ishte ngushtimi i rrethimit, nuk do të kishin menduar për të thirrur vendet e tjera.
▪ Më mësoi Hixhreti se përgatitja vjen përpara ndihmës hyjnore, dhe se pozita madhështore e pejgamberisë nuk e përjashton nevojën për përgatitje të hershme!
▪ Më mësoi Hixhreti se një vit që e kaloi Mus’abi në Medinë duke thirrur me sinqeritet, ishte themeli i përgatitjes dhe shpëtimit… ndërkohë sa shumë thirrës (dai) e humbin jetën e tyre kot!
▪ Më mësoi Hixhreti se thirrja pa planifikim çrrënjoset, dhe se ndërtimi i shteteve e civilizimeve është diçka tjetër nga ligjëratat dhe këshillat.
▪ Më mësoi Hixhreti se thirrja (davaja) ka nevojë për një sakrifikues të ri si Aliu, për një emigrues publik si Omeri, dhe për një njeri me shigjeta si Suhejbi… sepse thirrja pa forcë është e thyer në krah, edhe nëse janë miliona!
▪ Më mësoi Hixhreti se nuk mund të bësh pa një shok besnik si Ebu Bekri, edhe nëse je pejgamber!
▪ Më mësoi Hixhreti se armiku shtrëngon rrethimin, por Allahu i përgatit të Dërguarit të Tij një vend më të gjerë dhe më të sigurt.
▪ I Dërguari i Allahut dhe shokët e tij torturoheshin në Mekë… ndërsa Allahu ia hapte zemrat njerëzve në Abisini. Sprovë këtu dhe lehtësim atje.
▪ Krejt Kurejshi po e rrethonte shtëpinë e Profetit… ndërsa Allahu i kishte përgatitur një pritje madhështore në Medinë! “Ai rregullon çështjen.”
▪ Një jobesimtar, Ibn Urejkiti, u tregoi atyre rrugën… dhe një tjetër jobesimtar, Suraka, i çorientoi Kurejshit për ta… Kur Allahu lejon fitoren, Ai e ndihmon fenë e Tij edhe përmes një njeriu jobesimtar! Allahu është i Plotfuqishëm.
▪ Ai i çoi jobesimtarët deri te dera e shpellës… për ta plotësuar provën! Nuk do të vijë fitorja derisa të përfundojë sprova… që nga ndjekja në çdo rrugë, e deri te dridhjet e zemrës dhe fjalët e saj të fshehta.
▪ Suhejbi rumi sakrifikoi pasurinë e tij ditën e hixhretit për hir të Allahut… dhe Allahu ia bleu me një ajet që e lexojmë deri në Ditën e Kiametit:
“Disa prej njerëzve ia shesin vetveten Allahut për të fituar kënaqësinë e Tij.”
Pra, lum për çdo Suhejb që ndjek këtë shembull!
▪ Djegiet e kamxhikëve mbi trupat e të torturuarve në Mekë… i ndezën ata që të punojnë për fenë e Allahut derisa ta çlirojnë Mekën!!
Sepse çdo dhimbje për hir të Allahut që nuk pasohet nga një zell i madh… nuk i sjell dobi umetit.
✍🏻 Halid Hamdi
