19.5 C
Pristina
Tuesday, April 16, 2024

Ç’është ky zbulim i ri në Egjipt?

Më të lexuarat

Dalja në dritë e një strukture 4500-vjeçare

Në jug të Kajros janë gjetur mbetjet e një strukture që besohet të jetë një nga tempujt e humbur të diellit.

Ministria e Turizmit dhe Artefakteve njoftoi se një ekip ekspertësh nga Polonia dhe Italia gjetën mbetjet e një ndërtese tjetër gjatë kërkimeve arkeologjike në tempullin Niuserra në Abu Gurab.

Deklarata thoshte se këto mbetje tregojnë se mund të jetë një nga katër tempujt e humbur nga periudha e Dinastisë së Pestë të Egjiptit (rreth 2487 pes – 2449 pes).

Kërkimet do të vazhdojnë për të fituar njohuri të reja.

Dokumentet historike thonë se besohet se ka pasur gjashtë tempuj dielli në Abu Ghurab, por vetëm dy janë zbuluar deri më tani.

Zbulimi i ri mund të ndihmojë në zbulimin e katër të tjerëve. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit