8.8 C
Pristina
Sunday, November 3, 2024

“Çdo njeri do ta shijojë vdekjen”(Kur’an), prej orësh dhe Kadare

Më të lexuarat

Lë botën e famës letrare njeriu që u adhurua për talent e kundërshtua për koncepte

Është shuar emri më i madh i letërsisë shqipe, Ismail Kadare.

Pa shumë daljë publike vitet e fundit, i shtyrë në moshë, fryma e tij e fundit është dhënë këtë mëngjes në moshën 88-vjeçare. Ka ndërruar jetë në banesën e tij në Tiranë, jo në Parisin ku jetoi prej vitesh, pasi vitet e fundit zgjodhi të kthehej në kryeqytetin e vendit të tij.

Një gjirokastrit tipik i lagjeve dhe rrugicave të gurta, ai do bënte epokë në letërsi që në të ritë e tij, si një student i spikatur në Bashkimin Sovjetik, ku i takoi të shkruante nën Realizmin Socialist.

Kësisoj, zgjodhi të jetë ambig në shumë vepra, pra me dy lexime, njëri konformist e tjetri jokonformist, duke bërë që për dikë të ishte një shkrimtar regjimi e për dikë tjetër një rebel i kamufluar ndaj regjimit.

Gjithsesi, e padiskutueshme mbeti linja e tij e mitit historik shqiptar, një lloj fryme nacionaliste në qasjet e tij letrare, gjë që për Lubonjën, kundërshuesin e tij më të paepur intelektual, prej Kadaresë u prodhua nacional-komunizmi, një lloj qasje në letërsi që deformoi dhe shumë realitete apo të vërteta historike. Kjo qasje, e bëri Kadarenë një shqiptarocentrist në krijimtari, por që për Lubonjën, me dëm të madh.

Tjetri që e kundërshtonte fort ishte Rexhep Qosja, i cili nuk ia pranonte Kadaresë teorinë e identiteteve të ngurta te qënia e shqiptarit përgjatë rrugëtimit të tij historik.

E megjithatë, talenti i tij letrar mbeti i padiskutueshëm, sidomos në artin e ambiguitetit në disa vepra nën presionin ideologjik.

Me një morri veprash dhe me famë ndërkombëtare, ai iku nga kjo botë pa e marrë Nobelin e synuar në letërsi, drejt së cilit e mbajti vështrimin që pas viteve ‘90-të. Kjo, dhe në emër të një akti politiko-intelektual, siç qe ai i “arratisjes” nga Shqipëria në fundin e saj komunist në emër të goditjes së regjimit.

Tashmë ai është tek Zoti, për t’u gjykuar mbi jetën e tij në këtë botë në një tjetër dimension e me të tjera kritere, ndryshe nga ç’është gjykuar nga njerëzit. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit