13.7 C
Pristina
Tuesday, May 7, 2024

Çavuşoğlu: Me lejen e Zotit, problemin e Katarit e zgjidhim para Bajramit

Më të lexuarat

Çavuşoğlu tha se shumë palë i janë drejtuar Turqisë për gjetjen e zgjidhjes së krizës mes disa shteteve arabe dhe Katarit, duke shprehur besimin se krizën në fjalë do ta zgjidhin para festës së Bajramit

ANTALIA (AA) – Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, ka thënë se shumë palë i janë drejtuar Turqisë për gjetjen e zgjidhjes së krizës mes disa shteteve arabe dhe Katarit, duke shprehur besimin se krizën në fjalë do ta zgjidhin para festës së Bajramit, raporton Anadolu Agency (AA).

Duke folur në iftarin tradicional të mbajtur në qytetin e Antalias në Turqi, Çavuşoğlu ka thënë se do të vazhdojnë të punojnë në unitet, duke rikujtuar se në botën islame ekzistojnë vështirësi dhe njerëz që jetojnë në kushte të vështira dhe të tillë që janë detyruar t’i braktisin shtëpitë e tyre.

Ai ka thënë se Turqia e fuqishme tanimë është në anën e të persekutuarve dhe nuk lë askënd të vetëm.

“Turqia nuk lë askë të vetëm. Ajo bëhet ndërgjegjja dhe zëri i tyre dhe ua zgjat dorën e ndihmës. Ne ndihmojmë çdo të persekutuar kudo në botë edhe në muajin e Ramazanit”, ka theksuar Çavuşoğlu.

Lidhur me krizën diplomatike mes disa shteteve arabe dhe Katarit, Çavuşoğlu ka shtuar se presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan ka marrë thirrje të shumta për zgjidhjen e kësaj krize.

“Presidenti ynë është duke dhënë përpjekje ditë e natë për zgjidhjen e këtij problemi”, ka potencuar Çavuşoğlu.

“Secili i drejtohet presidentit tonë. Si një shtet lider, me lejen e Zotit, ne do ta zgjidhim këtë problem para Bajramit dhe mendoj që bota islame do ta presë Bajramin me atë frymë që i takon”, ka nënvizuar shefi i diplomacisë turke Çavuşoğlu.

Ai më tej ka thënë se gjëja më e rëndësishme është uniteti dhe paqja.

“Për këtë arsye, lus Zotin të mos e prish unitetit tonë, të mos u japë mundësi përçarjes dhe përçarësve dhe të na ndihmojë. Po përparojmë në një rrugë të gjatë dhe të ngushtë”, ka shtuar Çavuşoğlu.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit