18.4 C
Pristina
Thursday, May 2, 2024

Carter thotë se SHBA po e konsideron tërheqjen nga Afganistani

Më të lexuarat

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Ashton Carter, tha se uniteti brenda qeverisë afgane po i jep arsye Uashingtonit që ta konsideroj tërheqjen e ngadalsuar të forcave amerikane nga Afganistani.
 
Shefi i ri i Pentagonit foli sot në një konferencë të përbashkët në Kabul me presidentin afgan, Ashraf Ghani.
 
Forcat amerikane e kanë përfunduar misionin luftarak në afganistan në dhjetor të vitit të kaluar ndërsa ka mbetur një numër i vogël i tyre të cilët trajnojnë dhe këshillojnë afganët në luftën kundër terrorizmit dhe grupeve ekstremiste.
 
Presidenti Barak Obama fillimisht kishte planifikuar që të përgjysmohet prania amerikane në Afganistan dhe e njëjta të tërhiqet tërësisht në vitin 2016.
 
Por tërheqja e trupave amerikane, sipas Carter, do të diskutohet gjatë marsit në Uashington, kur presidenti afgan do ta realizoj një vizitë në Shtetet e Bashkuara.kohaislame
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit