15 C
Pristina
Saturday, May 4, 2024

Britania mbështet bisedimet e paqes për Siri

Më të lexuarat

Qeveria britanike mbështet bisedimet e paqes për Siri të cilat javën e ardhshme do të mbahen në kryeqytetin e Kazakistanit, Astana, raporton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësja qeveritare, Helen Bower tha se Britania përkrah procesin sepse mundëson bisedime për zgjidhje politike të problemit të Sirisë.

Në një konferencë për media, dukle u përgjigjur në pyetjen e gazetarit të AA-së, ajo tha se “këto bisedime janë mundësuar si rrjedhojë e procesit të nisur nga Rusia dhe Turqia ndërsa një pjesë e këtyre bisedimeve kanë të bëjnë me ndërprerjen e armiqësive si pjesë të rezolutës së Kombeve të Bashkuara të cilën ne e kemi përkrahur fuqimisht”, tha Bower për të shtuar:

“Kemi thënë disa herë se në fund të fundit kjo është mënyrë e vërtetë për të sjell paqe dhe stabilitet në Siri. Ne do të vazhdojmë të mbështesim këtë proces”.

Takimi i planifikuar i zyrtarëve të Turqisë, Rusisë dhe Iranit në Astanë, Kazakistan, do të mbahet më 23 janar.

Kujtojmë se në vazhdim janë përgatitjet e Turqisë dhe Rusisë për negociatat rreth paqes në Siri, qëllimi i së cilave është arritja e marrëveshjes mes palëve në konflikt, opozitës dhe regjimit të presidentit sirian Bashar Al-Asad./AA

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit