12.8 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Britani, një fëmijë emigrantësh mysliman emërohet ministër i Brendshëm

Më të lexuarat

Kryeministrja britanike, Theresa May ka zgjedhur Sajid Javid, së fundmi titullar i ministrisë së Çështjeve Rajonale, për të zëvendësuar në postin e ministrit të Brendshëm, Amber Rudd, e cila dha dorëheqjen pas skandalit të fundit, ku gënjeu Parlamentin mbi ekzistencën e kuotave të paracaktuara vjetore për dëbimin e emigrantëve në Mbretërinë e Bashkuar.

Lajmi bëhet i ditur nga zyra e Downing Street. Javid është vetë një fëmijë emigrantësh pakistanezë dhe ashtu si Rudd, konsiderohet një mbështetës i çështjes së Brexit-it.

Sa i takon Rudd, mësohet se ish-ministrja tashmë i ka telefonuar kryeministres mbrëmjen e të dielës për t’i komunikuar vendimin e saj në mesin e kundërshtive në rritje dhe apeleve që ajo të japë dorëheqjen. Ndërkohë në letrën e saj të dorëheqjes, Rudd nënvizon se ajo merr përgjegjësi të plotë për faktin se nuk ishte në dijeni që informacioni që i ishte dhënë zyrës së saj përmendte objektiva.

Vetë May tha se i vinte shumë keq të shikonte zonjën Rudd të largohej nga ministria e brendshme dhe se ajo duhet të ishte krenare për punën e bërë. Pasuesi i Rudd, pritet të bëhet i ditur në orët në vijim. Amber Rudd është personi i pestë që jep dorëheqjen nga kabineti qeveritar britanik, që nga zgjedhjet e përgjithshme të vitit të shkuar duke pasuar Sir Michael Fallon, Priti Patel, Damian Green and James Brokenshire.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit