“Betohem! Zoti më ndihmoftë!”

0
51

Betohet me dorë mbi Kushtetutën e Shqipërisë, Presidenti i ri i Republikës zoti Bujar Nishani. “Betohem! Zoti më ndihmoftë!”, ishin fjalët e para te zotit Nishani si kreu i ri i vendit.

Presidenti Nishani, në fjalën e rastit në podiumin e Kuvendit shprehu kënaqësinë për marrjen e postit pikërisht në 100-vjetorin e Pavarësisë.
“Shqipëria ka mjaft sfida që duhen zgjidhur. Detyrimi kryesor u përket institucioneve tona. Presidenti i Republikës ka një angazhim te rëndësishëm për të realizuar reformën në fushën e drejtësisë. Për fat të keq një raport të theksuar mosbesimi mes qytetareve dhe sistemit të drejtësisë. Vendosja e këtij besimi do të jetë hapi më i mirë”, tha Nishani.

Kreu i ri i vendit konfirmoi të gjithë vullnetin dhe gatishmërinë për të qenë një partner i sinqertë për maxhorances dhe opozitën.
“Institucioni i Presidencës do t’i ketë të hapura dyert si për maxhorancen, ashtu edhe për opozitën, për shkëmbimin e pikëpamjeve në interes të vendit. Qëllimi ynë është i njëjte, ta bëjmë vendin tonë më të mirë, ta bëjmë jetën e qytetareve tanë më të qetë, më njerëzore dhe më të qetë”, u shpreh Nishani.

Nishani po i drejtohet në këto momente Presidencës, për t’u takuar me Presidentin në detyrë Bamir Topi. Takim që do të zgjasë disa minuta në zyrën e këtij të fundit, për të dalë së bashku drejt hyrjes kryesore të presidencës.kohaislame